Futboll Të tjera

Rizzoli: VAR-i do perfeksionohet akoma më shumë

Ish-gjyqtari Nicola Rizzoli, i cili sot mban postin e përcaktuesit gjyqtarëve në Serinë A, ka folur në lidhje me sistemin VAR, ku kohët e fundit në Itali ka pasur pakënaqësi në lidhje me teknologjinë e aplikuar në fushën e blertë.

Sipas Rizzolit, VAR-i ka shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka theksuar se vlerat e gjyqtarit nuk bien, pavarësisht teknologjisë. Më tej, Rizzoli shtoi se me kalimin e kohës VAR-i do të jetë akoma edhe më efikas, madje reduktimi i gabimeve arbitrare do të jetë më se evident.

Italiani u shpreh së në muajt në vazhdim është parashikuar të implementohen dhe kamerat 3D dhe sipas pritshmërive, përqindja e gabimeve do të reduktohet akoma edhe më shumë.

Në Itali kohët e fundit ka shpërthyer debati në lidhje me VAR-in, me opinionin sportiv që është ndarë në dy kampe. Disa mendojnë që teknologjia nuk po i shërben askujt, ndërsa një pjesë tjetër është e mendimit se faji qëndron tek gjyqtarët, të cilët i interpretojnë episode të caktuara në mënyrë të gabuar. Sidoqoftë, për Nicola Rizzolin teknologjia deri më tani i ka shërbyer shumë futbollit italian.

Related posts

BEFASON Spalletti/ Ja çfarë mendon për arbitrimin pas ndeshjes Inter – Juve

Sadik.Autor

COPA DEL REY/ I jashtëzakonshëm, “Jashtëtokësori” ndëshkon Athletic Bilbao-n me 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

KËRCËNON RIVALËT/ Verstappen: Gabojnë që më nënvlerësojnë

Isa.Autor

Leave a Comment