Futboll Kategoria Superiore Sport

KRITIKAT E PRESIDENTIT HALILI/ Trajneri Egbo bën gati ndryshimet te Tirana, 7 pozicione në rrezik

Javë të vështirë ka për para Emanuel Egbo dhe stafi i tij. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes me Skënderbeun, trajneri po mendon të bëjë disa ndryshime në formacion, gjithmonë nëse vendos për rrotacion. Vetë presidenti Refik Halili kritikoi çështjen e zëvendësimeve, duke i konsideruar jo të goditura. Presidenti më shumë e ka pasur te jo te ndërrimet sesa futjen në fushën e lojës. Muçi për shembull duhet të ishte qendërsulmues dhe jo në krah dhe shumë lëvizje të tjera.

Fakt është që Tirana u pa e lodhur në fushën e lojës. Torasa, Kale apo edhe Ngo e kanë humbur shkëlqimin ashtu si Kobina, Çelhaka e Batha që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Thënë këto, Egbo duhet të mendojë për ata që do të luajnë me Kukësin.

NDRYSHIMET  

Alternativat në skuadër janë të shumta, duke filluar nga mbrojtja në sulm. Paçka gripit është e sigurt që në mbrojtje do të kthehet Gentian Muça dhe do të ulet në stol Tefik Osmani. Në mesfushë, Erando Karabeci dhe Sidibe mund të kenë shansin të zënë një vend në mesfushë, gjithmonë nëse ka ndryshime nga dyshja Çelhaka-Batha. Edhe krahët mund të kenë ndryshime, pasi Halili, Ismajlgeci apo edhe ndonjë lojtar tjetër mund tregojnë veten në fushë. Në dyshim të madh është sulmi me Ngonë që nuk është në formë dhe Muçi e Morina që mund të marrin vendin e anglezit dhe të argjentinasit Torasa. Gjithsesi, stërvitja e kësaj jave do të jetë vendimtare për të parë nëse në ekip do të ketë ndonjë ndryshim apo Emanuel Egbo dhe stafi i tij do t’i qëndrojnë stoik të kaluarës.

Tirana goli

KARTONËT

Për ndeshjen me Kukësin, për të mos humbur sfidën me Partizanin, duhet të kenë shumë kujdes dy lojtarë, gjithmonë nëse luajnë në atë sfidë. Bëhet fjalë për Agustin Torasën dhe Erjon Hoxhallarin. Dyshja ka nga tre kartonë dhe nëse marrin edhe kartonin e katërt, humbasin derbin e madh me Partizanin.

KUKËSI 

Verilindorët janë skuadra e vetme që ka mundur Tiranën në dy takimet e para. Verilindorët e kanë dënuar skuadrën bardheblu në Elbasan 2-1 ku nga Tirana shënoi Kobina. Në kryeqytet, Tirana u shpartallua më keq, 1-3 dhe në atë ndeshje u shkarkua Julian Ahmataj edhe pse ndeshja u nis mirë me një gol të bardhebuve.

Related posts

ANKTH TE INTERI/ Icardi humb Genoan

Isa.Autor

MEDALJE NË BOTËROR/ Rrëfehet boksieri Alban Beqiri: Ja si i heshta serbët

Delo.autor

MAIGNAN OPEROHET NË KYÇ/ Milani arrin marrëveshjen me portierin 38-vjeçar, ja emri dhe detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment