Futboll Seria A Sport

“TË VARUR NGA IBRAHIMOVIC”/ Trajneri Pioli: E ardhmja ime varet nga rezultatet, jo nga…

Pesëmbëdhjetë ndeshje kampionati. Për vete dhe për “Djallin”. Duke filluar që nga sot kundër Torinos. Stefano Pioli mbase po kalon momentin më të mirë që kur është në krye të Milanit sepse skuadra e ndjek dhe ka bërë hapa përpara në lojë e në personalitet. Zërat e shkarkimit në fund të sezonit do ta shoqërojnë në 98 ditët e ardhshme e pavarësisht se Maldini skarcoi publikisht Ragnikun, hija e Alegrit apo e ndonjë tjetri është ende e madhe.

PIOLI

Si e shikoni të ardhmen tuaj pas zërave të kohëve të fundit?

As ndikohem fare nga thashethemet apo situatat. Jam i përqendruar në punën time dhe do të synoj të marr sa më shumë nga 45 pikët në dispozicion që ofron kampionati.

A ndikojnë fjalët e drejtorit Maldini në qetësinë tuaj?

Gjithmonë e kam ndier besimin e klubit dhe më vjen mirë. Ka shumë rëndësi fjala e tyre, por janë rezultatet që vendosin të ardhmen time. Torinoja nuk po kalon një moment të mirë.

I druheni nënvlerësimit?

Vlerat teknike dhe fizike të rivalit janë jo të vogla e ndaj nesh do të kërkojë të ndryshojë situatën aspak të mirë që ka rreth vetes. Nuk besoj se do të ketë nënvlerësim, aq më tepër që dy javë më parë na u desh shumë djersë për ta mundur Torinon në Kupën e Italisë.

milan.gol.juve.coppa.italia.2020.750x450

Çfarë ndodhi në pjesën e dytë në derbi?

Nuk patëm fytyrën e Ibrës për 90 minuta. Mjaftuan tri minuta për të shembur gjithçka, por zumë mend, siç u pa, ndaj Juves. Arritja e rezultatit kërkon agresivitet dhe intensitet. Mendoj se Milani u tregua skuadër e vërtetë ndaj dy ekipeve më të forta në Itali.

Si është gjendja e skuadrës pas këtyre ndeshjeve? 

Ndjesitë janë pozitive dhe ndaj Torinos kemi për detyrë që t’i konfirmojmë. Duhet vazhduar kjo rrugë sepse kemi nisur diçka të rëndësishme. Pavarësisht vështirësive, gjysmëfinalja e Kupës së Italisë është ende e hapur dhe në kampionat kemi ende pikë në dispozicion. Duhet të shtrëngohemi dhe ajo e radhës është një ndeshje me shumë peshë.

Si e shpjegoni këtë ndryshim pozimi të Kastijehos?

Është në gjendje të mirë dhe gjithmonë ka punuar si duhet, të paktën që kur unë jam në krye të Milanit. Kur erdhi Ibra, menduam të ndryshojmë modulin dhe Samu është komod në rolin e mesfushorit të krahut. Është nga ata që sakrifikohet me dëshirë.

IBRAHIMOVIC

Ndërkohë, edhe Ibra duhet të shtrëngojë dhëmbët pasi do të luajë ndeshjen e tretë në 9 ditë… 

Është një vlerë e shtuar për të gjithë dhe nëse luan, do të ndodhë sepse më ka dhënë sinjale që është mirë fizikisht. Nuk flet kurrë kot dhe që në fillim më ka thënë të kem besim. Këto ditë kanë qenë të mbushura me polemika mbi arbitrimin e teknologjinë.

Jeni dakord për kërkesën e VAR-it nga stoli?

Jo, aspak. Trajneri duhet të bëjë punën e tij dhe arbritrat të tyren.

Related posts

“EFL CUP”/ Portieri i Manchester United bën gjeste të çuditshme, ja çfarë ndodh gjatë penalltisë

Delo.autor

PRAPASKENA/ De Biazi: Ja si më “MALLKOI” DUKA dhe pse nuk e mora drejtimin e Italisë

Isa.Autor

PRESIDENTI AGIM ADEMI JEP LAJMIN: Kosova me trajner gjerman

F.autor

Leave a Comment