Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Inter-Napoli, super sfida përmes statistikave

Interi i Antonio Conte sfidon sonte, prej orës 20:45, Napolin e Gennaro Gattuso në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Zikaltrit u kualifikuan duke eleminuar Cagliari në 1/8 finale dhe Fiorentinën në çerekfinale, ndërsa napolitanët likujduan Perugia dhe Lazio në këto “stacione” të garës. Të dyja skuadrat janë takuar 11 herë në historinë e Kupës së Italisë, me një bilanc prej 5 fitoresh Interi, 4 barazime dhe 2 fitore blutë. Në shtëpi, zikaltrit janë të pamposhtur ndaj Napolit, pasi kanë 2 fitore dhe një barazim.

Sidoqoftë, Interi nuk e ka kaluar raundin në 2 rastet e fundit, kur luajti në gjysmëfinale; më 2016 kundër Juventusit dhe më 2013 ndaj Romës. Skuadra milaneze nuk ka arritur në finalen e “Coppa Italia” që nga sezoni 2010-2011. Në mënyrë të ngjashme, Napoli është eliminuar 2 herët e fundit, kur luajti në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, duke u dorëzuar më 2017 kundër Juventusit dhe më 2015 kundër Lazio. Në historinë e tyre, blutë kanë arritur sukses në vetëm dy raste, në gjysmëfinale të turneut, larg shtëpisë: më 1987 kundër Cagliari dhe më 1989 ndaj Pisa. Për pjesën tjetër ata kanë grumbulluar 4 barazime dhe po aq humbje në transfertë.

Romelu Lukaku është golashënuesi më i mirë i Interit në Kupën e Italisë, me 2 gola, ndërsa Lorenzo Insigne, autori i 3 golave, është lojtari më i frytshëm i Napolit në turne. Interi vjen nga fitorja e çmuar në derbin e Milanos, në kampionat. Në vend të kësaj, “azzurri” duhet të shlyejnë turpin e humbjes së hidhur në shtëpi, kundër Lecce.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Padelli; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Moses, Barella, Brozovic, Sensi, Biraghi; Lukaku, Lautaro Martínez.
NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Mario Rui; Elmas, Demme, Fabian Ruiz; Callejón, Mertens, Insigne.

Related posts

U largua me lot në sy/ Marselo ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

Monaco nuk heq dorë nga Kean, por Juventusi kërkon shumë

Isa.Autor

Lazio gjen zëvendësuesin e Milinkovic-Savic tek Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment