Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Milan-Juventus, ja numri i biletave të shitura për super sfidën

Përballja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë midis Milanit dhe Juventusit në “San Siro” ka tërhequr një numër të madh tifozësh.

Cristiano-Ronaldo-Juventus-AC-Milan-Gianluigi-Donnarumma-1603784

Klubi kuqezi njofton nëpërmjet një njoftimi zyrtar deri tani janë shitur 50 mijë bileta për sfidën e dy gjigantëve të futbollit italian. Kur duhen dhe 12 ditë nga ballafaqimi në fushë mes “Djallit” dhe “Zonjës së Vjetër”, duket se numri total i biletave do të “avullojë” në kohë rekord.

Përmirësimi i ndjeshëm në rezultate i Milanit pas rikthimit të Zllatan Ibrahimoviçit dhe Juventusit të fuqishëm në kampionat kanë bërë që shumë tifozë të nxitojnë për të ndjekur këtë sfidë të nxehtë mes rivalëve të përjetshëm.

Për më tepër, dy liderët e këtyre skuadrave Ronaldo dhe Ibrahimoviç do të kenë një duel personal midis tyre.

_42956de2-30ac-11ea-add5-66be98c2c6f4

Related posts

STATISTIKAT/ Analiza e Superiores, ja kush është lojtari që tenton më shumë të driblojë… (TABELA)

Delo.autor

MBI ÇËSHTJEN E PËRFORCIMEVE TEK MILAN/ Drejtori i “Kuqezinjve”: Vetëm Ibra ka rinovuar, me të tjerët jemi në…

Delo.autor

FESTË KUQEZI NË PRAGË/ Shqipëria nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht për herë të parë Ukrainën

F.autor

Leave a Comment