Futboll Seria A Sport

FESTA E VITIT TË RI KINEZ/ Gati fanella speciale e “Zikaltërve” për ndeshjen kundër Cagliarit (FOTO)

Me rastin e Inter-Cagliari të së dielës, e programuar të luhet në orën 12:30 në Meazza, zikaltrit do të zbresin në fushë me një fanellë sepciale për të festuar Vitin e Ri kinez.

Siç ka ndodhur në ndeshjen e vitit të kaluar, emrat e futbollistëve në fanella do të jenë të shkruar me shkronja kineze. Risia e madhe do të jetë në numrat e fanellave, që për herë të parë do të kenë të vizatuar simbolin tradicional “FU”, mesazh tipik urues kinez.

Nuk është hera e parë që simbolet grafike kineze shfaqen në fanellën zikaltër. Në sezonet e kaluara, në disa raste, sponsori Pirelli është shfaqur në gjuhën kineze: në prillin e 2008-ës, pikërisht në rasin e Inter-Cagliari.

Një nismë kjo që është ndërmarrë edhe në 2006-ën dhe në 2007-ën kundër Chievo-s dhe Livorno-s, ashtu si në Superkupën e 2009-ës të luajtur në Pekin.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Albi ÇEKIÇI: Do ngjis BESËN në Superligë. Fenomeni RONALDO më bëri të dashuroj…

Isa.Autor

OFERTË 12 MILIONË EURO PËR MURIQIN/ Fenerbahçe merr vendimin për sulmuesin (FOTO)

Delo.autor

Golden State luan si kampion, mund Houston, kampioni del në finalen e shtatë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment