Futboll Seria A Sport

NGA GJERMANIA NË ANGLIA/ Interi nis “gjuetinë” për zëvendësuesin e Lautaro (EMRAT)

Në verë, Interi duhet të merret me njëlloj “revolucioni” në repartin ofensiv. Nga të gjithë sulmuesit e skuadrës aktuale të Antonio Conte, vetëm Romelu Lukaku është i sigurt se do të qëndrojë 100%. Sanchez, në fakt, pritet të kthehet te Manchester United, Sebastiano Esposito mund të huazohet dhe Lautaro Martinez mund të mos i rezitojë tundimit të Barcelonës. Interi dhe klubi katalanas po flasin për argjentinasin, por do ta shqyrtojnë situatën në javët e ardhshme. Ndërkohë, zikaltrit janë duke marrë masa paraprake. Ato kanë hartuar një listë me tre pasardhësit e mundshëm të Lautaro Martinez: Timo Werner, Aubameyang dhe Martial.

Është “Tuttosport”, qe e raporton këtë. Secili prej këtyre profileve ka ndërlikimet e veta. Timo Werner, për shembull, është shumë i pëlqyer nga Conte, sidomos për moshën e tij të re (23 vjeç), por për momentin Liverpool ka një avantazh të fortë ndaj tij. Siç është raportuar nga “Sky Sports UK”, gjermani ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh dhe Liverpool nuk do ta kishte problem t’i shpenzonte këto para. Kloppit i pëlqen shumë, por ka një “por”… Lojtari gjerman ka kërkuar siguri për rolin në “Anfield”, ku aktualisht po funksionon për bukuri “tridenti” Salah-Firmino-Mané. Kësisoji, garantimi i vendit të titullarit për Werner është një veprim i pamundur.

Pikërisht për këtë arsye, Interi, nëse me të vërtetë e shet Lautaro Martinez, do të mund të gjendej në një situatë të favorshme. Ndërkohë, periudha e mbikqyrjes ka filluar; Marotta e ka në shënjestër Werner. Aubameyang, nga ana tjetër, mbush 31 vjeç dhe ka një kontratë që skadon në vitin 2021. Arsenali është duke punuar për rinovimin, por është e qartë që, nëse nuk e arrin këtë, nga korriku lojtari gabonez do të ketë një çmim të favorshëm (me vetëm një vit kontratë të mbetur). Sidoqoftë, marrja e lojtarëve nga Premier League nuk është kurrë një detyrë e lehtë. E njëjta gjë vlen edhe për Martial, i cili ndiqet nga Piero Ausilio prej ca kohësh, por Manchester United nuk ka gjasa ta lëshojë kollaj.

Related posts

Maradona: Lucas Vazquez u hodh, por edhe unë do bëja si ai

Sadik.Autor

Leo Messi i JASHTZAKONSHËM/ Ja rekordet e frikshme që ka vendosur në La Liga

Sadik.Autor

PËSUAN HUMBJE TË RËNDË NË “CAMP NOU”/ Van Dijk nuk dorëzohet: Gjithçka është ende e mundur…

Delo.autor

Leave a Comment