Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi londinez. Chelsea mposht Totteham me përmbysje

Nxënësi përballë mësuesit në një derbi të zjarrtë londinez.

Jose Mourinho rikthehet për të disatën herë si kundërshtar në Stamford Bridge, por këtë herë i ulur në stolin e një tjetër skuadre londineze. Sot në orën 13:30 java e 27-të e Premier League nis me sfidën Chelsea-Tottenham.

Një duel i drejtpërdrejtë për zonën Champions, me dy skuadrat që vinë në këtë sfidë nga momente diametralisht të kundërta.

Skuadra e Jose Mourinhos ka marrë 3 fitore në 3 takimet e fundit ndërkohë që Chelsea nuk fiton prej 4 ndeshjesh. Tottenham ka 3 mungesa të rëndësishme siç janë ato të Son, Kane dhe Sissoko ndërkohë që Chelsea është disi më i freskët por gjithashtu nuk ka në dispozicion dy lojtarë fantastikë si Pulisic dhe Kante.

 

LIVE/ Chelsea – Tottenham 2-1

 

MINUTA 89/ Tottenham ngushton shifrat me autogol falë Antonio Rudiger.

MINUTA 48/ Chelsea dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Marcos Alonso.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 16/ Chelsea kalon në avantazh me golin e shënuar nga  Olivier Giroud.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

SUPER LEAGUE FTON NAPOLIN, POR KLUBI E REFUZON/ Shikoni përgjigjen epike të presidentit De Laurentiis…

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË MESFUSHORI/ Real Madrid hedh “grepat” tek objektivi i “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

SËRISH PËRPLASJE MES PSG DHE LEONARDO/ Tuchel bllokon blerjet e yjeve të Serisë A, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment