Futboll Sport

SFIDA NDAJ GJEORGJISË PËR “QATAR 2022″/ Kosova merr lajmin e keq, humbet yllin Rashica. Ja shkaku…

Kosovës do t’i duhet të bëjë pas shërbimet e sulmuesit Milot Rashica në sfidën ndaj Gjeorgjisë për kualifikueset e Botërorit që dardanët do të luajnë këtë fillim shtatori.

Arsyeja është se Gjeorgjia ndodhet në listën e kuqe të infektimeve dhe Anglia nuk e lejon lojtarin të udhëtojë drejt atij vendi, përndryshe do të përballet me karantinë 10 ditore kur të kthehet te Noriuçi. Premier Liga ndërmori një hap duke ndaluar të gjithë futbollistët t’i bashkohen kombëtareve që ndodhen në listën e zezë pasi karantina 10 ditore në kthim do t’i nxirrte nga forma.

Rashica do të jetë i gatshëm për dy sfidat e tjera që Kosova do të luajë ndaj Greqisë dhe Spanjës në datat 5 dhe 8 shtator. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i sulmuesit 25-vjeçar Noruiçi duke njoftuar për sfidat e radhës ku do të jetë prezent Rashica.

Related posts

E BUJSHME/ Inter propozon një mega-shkëmbim lojtarësh me Atletico Madrid

Q.Autor

Kessie: Juventus? Fitojmë ne 2-0 dhe unë shënoj gol

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Vlen 70 milionë euro dhe e ardhmja e tij mund të varet nga… DIELLI

Isa.Autor

Leave a Comment