Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Laçi-Skënderbeu. Rezultati 1-0

Po luhet ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 20-të, të Kategorisë Superiore.

Skënderbeu do të luajë në një transfertë të vështirë, ndaj Laçit, që do të kthehet te fitorja pas barazimit në Shkodër. Korçarët vijnë në këtë takim, pas dy fitoreve radhazi me Partizanin dhe Flamurtarin.

Daja ka zgjedhur që të hedhë në fushën e lojës ne mësfushë Dajën, Elezin dhe Taipin. Ndërkaq në sulm do të jetë Bregu, Gripshi dhe Ndeki.

Nga ana tjetër, Cungu ka zgjedhur që vendin e Domgjonit ta marrë Ceka, ndërkaq në sulm do të jenë Xhixha, Greca dhe Nuabueze.

 

LIVE| LAÇI-SKËNDERBEU 1-0

Xhixha 52′ 

KOMENTI LIVE:

65′ Zëvendësim te Laçi, largohet Ceka, vendin e tij e zë braziliani Teko.

63′ Pranë golit të dytë Laçi me Nuabuezen. Sulmuesi shkarkon të djathtën, por reagon mjaft mirë Koliçi, i cili zgjatet duke e devijuar topin në këndore.

60’ Skënderbeu hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Gripshi provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon drejt e në duart e portierit Stazhilla.

58′ Tjetër mundësi shënimi për Laçin me Rapo, gjuajtja e mesfushorit në hyrje të zonës, shkon ngjitur me shtyllën.

55′ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë.

54′ Goditje dënimi për Laçin, provon Rapo me një gjuajtje nga distanca, topi shkon në duart e portierit Koliçi.

52′ GOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Redon Xhixha kalon në avantazh kurbinasit, me një gjuajtje mjaft të bukur brenda zonës, i harruar nga mbrojtësit e Skënderbeut, sulmuesi nuk fal, duke e dërguat topin në trekëndësh. 

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu e nis menjëherë në sulm, duke kërcënuar ndjeshëm portën e Stazhillës.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Ndëshkohet edhe Jorgo Meksi për një faull taktik në mesfushë.

44′  Ndeki fiton një faull në zonë mjaft të favorshme. Provon Dejvi Bregu, por topi devijohet në këndore! Korçarët pretendojnë për penallti.

35′ Xhixha provon sërish të gjejë rrjetën, ndërsa më pas Nuabueze nuk ka shënjestër, edhe pse goditja e tij devijohet.

32′ Karton i verdhë për Dajën.

30′ E pabesueshme çfarë humbet Donald Rapo. Nuk i beson syve Armando Cungu. Mesfushori e merr bukur topin me gjoks brenda zonës, provon me një gjuajtje, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën.

28′ Provon sërish Skënderbeu me Gripshin, por topi shkon jashtë kuadratit.

25′ Pranë golit Laçi, shtylla i vjen në ndihmë portierit Koliçi, pas gjujtjes së Xhixhës.

21′ Fantastik portieri Stazhilla, i cili shpëton portën nga një gol i sigurt, pas një skeme fantastike të korçarëve. Gardiani i skuadrës kurbinase ndal gjuajtje e Pollozhanit.

19′ Goditje nga këndi për Skënderbeut, provon Pollozhani me kokë, por gjyqtari akordon faull në sulm.

12′ Kundërpërgjigjet Laçi. Greca harkon bukur në zonë për Nuabuezen, largojnë futbollistët e Skënderbeut, topi shkon te Shehu, i cili provon me një goditje, por kontrollon pa problem Koliçi.

10′ Goditje dënimi për Skënderbeun, kroson Gripshi, por topi kontrollohet nga portierti Stazhilla.

2′ Korçarët e nisin në sulm, duke fituar goditjen e parë nga këndi.

1′ Ka startuar sfida!

Related posts

FILLIMI I REVOLUCIONIT TEK JUVENTUS/ Pirlo: ja kush qëndron dhe kush largohet

Delo.autor

NDESHJA BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Portieri Ter Stegen: Ne nuk jemi PSG-ja, do të luajmë…

Delo.autor

NGA GRUPI CILËSOR TE TRAJNERI I RI/ Ja 5 arsyet pse Shqipëria mund të dalë me pikë nga Varshava

F.autor

Leave a Comment