Futboll Premier League Sport

ÇFARË PERLE/ 4 lojtarë, 4 prekje në 10 sekonda: Ja pse është i VEÇANTË SUPERGOLI i Shaqirit (VIDEO)

Mesfushori shqiptar i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri, ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren 3-1 kundër Burnley, triumf ky që i mban në hap me Manchester Cityn për titull. Shaqiri u mor si alternativë në rolin e tij te Livepool, merkaton e kësaj vere. Pati edhe zëra në Angli, që nuk e kuptonin lëvizjen e Jurgen Kloop, për ta afruar shqiptarin e Kosovës në “Anfield”.

Por, nga ndeshja në ndeshje, lojtari i kombëtares së Zvicrës është shndërruar në pikë referimi te “Reds”. Kështu ndodhi edhe mbrëmë, në ndeshjen e radhës të Premier League. Liverpool u gjend në disavantazh, në minutën e 54-t, teksa Jack Cork kaloi Burnley në epërsi, duke shënuar për rezultatin 1-0. Skuadra e Klopp reagoi bindshëm më pas, duke shënuar tri herë.

Përcaktues ishte aktivizimi i Roberto Firmino dhe Mohamed Salah. Por, nuk mbeti pa e lënë “vulën” e vet edhe Xherdan Shaqiri. Ai shënoi golin e tretë për të tijtë në këtë ndeshje, në fund, i cili ishte edhe i treti personal me fanellën e Liverpool-it. Mediat angleze janë ndalur pikërisht në të veçantën e golit të “Shaqës”, i cili u nis dhe u bitis brenda 10 sekondave.

Në të mori pjesë edhe portieri Alisson. 10 sekonda zgjati koha sa topi lëvizi nga porta “Reds” në portën e vendësve, ku edhe u finalizua me gol. “Sfera” kaloi në këmbët e 4 lojtarëve, që e prekën katër herë, derisa Shaqiri e dërgoi në rrjetë. Ky fakt është nënvizuar, çka mund të shijohet prej jush edhe në videon e mëposhtme, te goli i fundit, i konsideruar i veçantë në Premier League.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Roma parakalon Napoli-n dhe Juventus-in, merr vendin e tretë

Delo.autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Danilo flet si “bardhezi”: Më pëlqen stili i lojës së Sarrit dhe nuk…

Delo.autor

Shkëlqim Muça masakron kombëtaren, numëron të gjitha problemet

Sadik.Autor

Leave a Comment