Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Luftëtari. Rezultati 4-0

Ka nisur ndeshja mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Vllaznia futet në fushën e lojës vetëm për të marrë fitoren, për shkak se vjen edhe pas asaj humbje ndaj Teutës në transfertë. Pas disa ndeshjeve shumë të mira, te Vllaznia së fundmi ka pasur disa rezultate negative. Për këtë arsye kuqeblutë do të kërkojnë të bëjnë kthesën ndaj një kundërshtari që në letër duket i lehtë.

Megjithatë nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi gjirokastritët do të provojnë të bëjnë surprziën në “Loro Boriçi”. Ekipi i Çoçllit do të ishte i kënaqur edhe me një barazim nga kjo ndeshje dhe do të përpiqen të mos dalin pa pikë nga ndeshja me Vllazninë.

 

Live| Vllaznia-Luftëtari 4-0

Sidorenko 14′, Zhunior 69′, 82′,  Kukaj 71′ (Autogol)

Komenti live:

2 minuta shtesë!

87’ Pranë golit të pestë Vllaznia, me Krujën që provon nga jashtë zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

81’ GOOOOOL VLLAZNIA 4-0. Nuk di të ndalet Zhunior, i cili pas një pasimi perfekt arrin ta dërgojë topin në rrjetë, duke shënuar edhe golin e katërt për ekipin e tij.

80’ Provon nga jashtë zone Kukaj, por sfera shkon mbi portën e Efermov.

76’ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës Gilman Lika, për t’i lënë vendin Ndriçim Shtubinës.

71’ GOOOL VLLAZNIA 3-0. Hipotekojnë fitoren shkodranët, teksa protagonist bëhet Zhunior i cili dërgon një top në zonë dhe Kukaj e dërgon gabimisht topin në portën e tij, duke realizuar autogol.

 

69’ GOOOOL VLLAZNIA 2-0. Krosim perfekt i Gligorov, i cili gjen të vetëm në zonën e rreptësisë Zhunior, me këtë të fundit që nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë dhe të mposhtë portierin Shala.

67’ Tenton Joan Ccela me një gjuajte nga goditja e dënimit, por sfera shkon larg portës së mbrojtur nga Efermov.

64’ Përsëri rrezikon Lika, i cili merr një pasim perfekt nga Marku, por gjuan keq duke e dërguar topin sipër porte.

62’ Provon Gilman Lika më një gjuajte të bukur nga jashtë zone me të majtën, por topi shkon mbi traun e portës.

58’ Provon Demo me një gjuajtje shumë të bukur, por topi ndalet nga një prej mbrojtësve shkodran.

57’ Goditje dënimi në limitet e zonës së Vllaznisë, pas një kombinimi mes Joan Çelës dhe Elian Çelajt, të cilët ndalen në mënyrë të parregullt nga shkodranët.

50’ Zëvendësimi i parë për Luftëtarin, largohet Mehmetllari, për t’i lënë vendin Elian Çelajt.

49’ Fantastik Joan Çela i cili për pak i kalon të gjithë, por ndalet në mënyrë të parregullt nga Adili.

46′ Ka startuar pjesa e dytë, Luftëtari kërkon golin e barzimit.

Myllet pjesa e parë!

44’ Zëvendësim i detyruar për Vllazninë, largohet Bardulla i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kruja.

43’ Moment i mirë për Luftëtarin, provon Oshafi me një gjuajtje të fortë brenda zone, por nuk surprizohet portieri Efremov.

37’ Krosim i rrezikshëm nga Dragoshi, por aty nuk gjendet asnjë lojtar i Luftëtarit, për ta shfrytëzuar.

34’ I pandalshëm Çela, i cili sjell rrezik në mbrojtjen kundërshtare dhe fiton një goditje dënimi pranë zonës së Vllaznisë.

32’ Pas Bardullës, është Shehi lojtari tjetër që ndëshkohet me karton të verdhë, ndërkohë që ndëshkohet edhe Mehmetllari për Luftëtarin.

28’ Provon sërish Sidorenko, por gjuajtja e tij nga jashtë zonës shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

24’ Ndëshkohet me karton të verdhë Bardulla, duke u bërë ai lojtari i parë që ndëshkohet në këtë ndeshje.

22’ Pranë golit të barazimit Luftëtari, por portieri Efremov bën një pritje shumë të bukur, duke shpëtuar ekipin e tij.

20’ Qëndron në sulm Vllaznia, shkodranët kërkojnë me ngulm edhe golin e dytë.

14’ GOOOOL VLLAZNIA 1-0. Pasim perfekt i Ramadanit nga mesi i fushës, i cili nxjerr përballë me portierin Sidorenkon, me këtë të fundit që nuk fal para porte.

10’ E pabesueshme çfarë ka humbur Mehmetllari, i cili u gjet i vetëm para portës pas një gjuajte nga Dushkaj, por nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

9’ Pretendime për penallti te Vllaznia, me Zhunior që niset në drejtim të portës, por e ndal poriteri Shala. Teksa ndërhyrja duket qartë se është e rregullt.

7’ Provon Luftëtari, Çela nis një top të bukur për Mehmetllarin, por ky i fundit nuk ia del ta arrijë.

5’ Momenti i mirë për shkodranët! Sidorenko fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës së Luftëtarit. Kroson Lika, por nuk Adili përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes gjirokastrite.

3’ Top i rrezikshëm në zonën e Luftëtarit, provon Shehi të surprizojë portierin gjirokastrit, por ndalet nga mbrojtja.

Ka nisur sfida!

Formacionet zyrtare:

VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Shehi, Adili, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla, Lika, Sidorenko, Silvio Zhunior. Trajner: Mirsad Jonuz

LUFTËTARI: Shala, Demo, Lala, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Dushkaj, Açka, Oshafi, Çela, Mehmetllari. Trajner: Nikolin Çoçlli.

Related posts

BËN KOSH ME KËMBË/ Po bëhet virale në botë, shikoni trukun spektakolar të djaloshit shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

PLANI PËR CHAMPIONS-IN/ Nga Pogba te Grizman, zbardhet lista e Juves për merkaton

Delo.autor

SHTOHEN TELASHET PËR GATUSSON/ Pas eliminimit nga Europa League, trajneri i Napolit e pëson nga…

Delo.autor

Leave a Comment