Futboll Seria A Sport

LUAJTI DERBIN E PARË DHE GODITI SHTYLLËN/ Mesfushori Eriksen: Nuk përjeton dot këtë atmofserë në Angli!

Kristian Eriksen, mesfushori i Interit, luajti mbrëmë derbin e tij të parë dhe ishte shumë pranë një supergoli nga goditja e dënimit.

Për “Gazzeta Dello Sport”, danezi ka folur në lidhje me derbin e parë dhe atë që ai përjetoi duke parë atmosferën e krijuar nga tifozët..

“Pjesa e parë ishte e trishtueshme, por fitorja me atë përmbysje është diçka e veçantë. Më erdhi keq për atë goditjen e dënimit, do të ishte gol i bukur, por u ndal nga shtylla. Nëse do të shkonte në rrjetë do ishte qershia mbi tortë”, shprehet Eriksen.

Më tej ai shton: “Tifozët ishin fantastikë. Na mbështetën nga fillimi deri në fund. Koreografia më la pa fjalë, këtë atmosferë nuk e përjeton dot në Angli, pasi nuk lojehet nga organizatorët. Që kur ishim në autobuz, tifozët ishin atu duke kënduar”.

Related posts

Nuk po shkëlqen te Reali, United gati t’i hapët dyert për Gareth Bale

Sadik.Autor

Fitore me përmbysje, Novara i largohet fundit

Q.Autor

TRAJNERI I BAYERN DREJT SHKARKIMIT/ Ja Legjenda që është gati për ti zënë vendin

Isa.Autor

Leave a Comment