Futboll Sport

Skënderbeu shkon në Champions, por klubi merr përsipër përgjegjësitë

Konfirmimi i dënimit nga Komisioni i Apelit në UEFA për Skënderbeun me 10 vite pezullim nga të gjitha kompeticionet Europiane dhe 1 milion euro gjobë, ka bërë që korçarët të nisin një tjetër luftë juridike këtë herë në CAS. Studio ligjorë që përfaqëson klubin po pret vendimin e argumentuar të Apelit dhe më pas do të bëjë apelimin në CAS brenda afateve që parashikon ligji. Por, avokatët janë duke ndjekur një taktikë për të shtyrë sa më shumë apelimin e çështje, në mënyrë që Skënderbeu të ketë shanse për të luajtur në Champions në këtë sezon futbollistik.

CAS-it do t’i kërkohet që çështja të hetohet në themel duke marrë në konsideratë të gjitha provat e paraqitura dhe të mos japë një vendim mbi procedurën apo vendimin e Apelit. Gjithashtu do t’i kërkohet që vendimi i Komisionit të Apelit të UEFA-s të mos jetë i formës së prerë deri në përfundim të vendimit të CAS, ku gjykimi zgjat shumë kohë. Një gjë e tillë do t’i jepte mundësi Skënderbeut që të merrte pjesë në Kupat e Europës. Por, rreziku që presidenti Takaj në këtë rast merr përsipër është shumë i madh. Në rast se CAS lë në fuqi vendimin e Apelit të UEFA-s dhe Skënderbeu ndërkohë ka marrë pjesë në Champions League, atëherë korçarët duhet të dëmshpërblejnë UEFA-n, jo vetëm me shumën financiare që ka përfituar nga kalimi, por edhe me një gjobë.

Një risk i tillë është marrë përsipër nga presidenti Takaj që ka besim se skuadra e tij do të dalë e pafajshme në fund të procesit, pas sigurisë që ka marrë edhe nga avokatët se bardhekuqtë do të dalin të pastër. Një gjë të tillë presidenti ia ka bërë me dije edhe lojtarëve të tij dhe i ka kërkuar që të mos pezmatohen në ndeshjet e fundit të kampionatit, madje ka konfirmuar edhe trajnerin Daja në stol.

Related posts

E PABESUESHME/ Gjigantët e Championsit ofertë “faraonike” për Dembele, thyejnë rekordin e transferimeve?

Isa.Autor

Ibrahimoviç nuk përmbahet, i bën një dhuratë të veçantë vetes

Sadik.Autor

YLLI I PREMIER NJOFTON LARGIMIN/ Harry Kane e mbyll me Tottenham, në Angli nis ankandi për sulmuesin

Delo.autor

Leave a Comment