Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MANAJ I BËN TË GJITHA TEK BARCELONA/ Ylli i Kombëtares shënon gol dhe merr karton të kuq (VIDEO)

Rei Manaj ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën e Barcelonës, teksa ekipi i dytë i katalanasve po ndeshet ndaj Prat për kampionat. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-1, ku Manaj shënoi në minutën e 27.

Por lojtari në fjalë i ka bërë të gjitha në 45 minuta, pasi kur duheshin dhe pak sekonda nga mbyllja e takimit, ka marrë kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 futbollistë.

Manaj do të linte ekipin e Albasetes për të shkuar një ligë në poshtë, por me skuadrën e Barcelonës B.

Një mundësi e mirë kjo për të lënë gjurmë në fushën e lojës dhe për të shpresuar më pas për një debutim në ekipin A, nisur edhe nga ftesat e Setien në stërvitje dhe vëmendjen që ka treguar.

Sulmuesi 23-vjeçar që në debutimin e tij kundër Ejea tregoi se vendimi për t’iu bashkuar katalanasve ishte i duhuri duke qenë më i miri në fushë, madje ka arritur që ta dërgojë topin në rrjetë, megjithëse do t’i anullohej.

Related posts

Gian Piero Gasperini: Atalanta duhet të rikthehet tek fitorja

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA BRAZILI/ Askush si Vinicius, 39 persona punojnë që tani për sulmuesin e Real Madrid

Delo.autor

E BUJSHME/ Hysaj dhe Strakosha, bashkë te Totenhemi. Ja lëvizjet e finalistes së… (FOTO)

F.autor

Leave a Comment