Futboll La Liga Sport

KRAHASON DY SUKSESET HISTORIKE/ Koeman: Gjashtë trofetë e Bayern? Preferoj ato të Barcelonës me Pep sepse…

Bayern Munich s’ka pak që ka fituar titullin e kampionit të botës për klube.

Rekord trofesh për skuadrën gjermane të Hansi Flick. Vetëm Barcelona e Pep Guardiola tur ta bënte një gjë të tillë në 2009-ën. Duke folur për mediat spanjolle në prag të ndeshjes me Alaves, trajneri aktual i katalanasve Ronald Koeman ka krahasuar dy sukseset historike, duke zbuluar edhe preferencën e tij.

“Nëse duhet të zgjedh me gjashtë trofeve të fituar nga Bayern-i i Flick dhe ato të fituar nga Barcelona e Guardiola-s, duhet të them se preferoj sukseset e Pep me Barçën”, ka deklaruar holandezi.

“Arsyeja është e thjeshtë: ajo skuadër ka treguar futbollin më të mirë të parë në 25 vitet e fundit. Mendoj se rezultatet e arritura nga ajo Barcelona janë akoma më mbresëlënës për shkak të stilit të lojës. Gjithsesi, Bayern ka bërë diçka të pabesueshme”.

Related posts

Spanjë U21-Shqipëri U21/ Iberikët dyfishojnë shifrat, talenti i Realit mposht Selmanin (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA-LEVANTE/ Ndizet sfida në “Camp Nou”, Katalanasit realizojnë 2 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

20 lojtarët më të shtrenjtë në botë, Ronaldo jashtë

Sadik.Autor

Leave a Comment