Futboll Seria A Sport

MILIONA DHE NJË YLL/ Juventus përgatit ofertën e parefuzueshme për Pogba

Juventusi është duke përgatitur një ofertë për ta marrë Paul Pogba nga “Old Trafford”, kësaj vere. Nuk ka më dyshime se bardhezinjtë janë të etur për të (ri)nënshkruar me francezin, kampion bote në vitin 2018. Mbetet të shihet nëse Manchester United do të joshet nga 50 milionë euro, plus Aaron Ramsey, që ta lërë të lirë, një vit para mbarimit të kontratës aktuale, mesfushorin e vet. “Daily Mail” e zbulon këtë tentativë vërtet serioze të “Zonjës së Vjetër”.

Sipas kësaj medieje britanike, francezi është i vendosur të largohet nga “Djajtë e Kuq” këtë verë dhe do të preferonte rikthimin te kampionët e Italisë, ku shkëlqeu disa vite më herët, përpara një transferimi të mundshëm te Real Madridi. Edhe agjenti i tij, Mino Raiola, po punon në këtë drejtim. Pogba iu nënshtrua operacionit në këmbë në janar, për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushave të blerta për pjesën më të madhe të sezonit.

Related posts

PRISH “MALLKIMIN” NË “AIR ALBANIA”/ “Demat e Kuq” thyejnë Laçin dhe marshon drejt… Europës

Delo.autor

“NDAJ HUNGARISË NA FAVORIZON MUNGESA E TIFOZËVE”/ Mbrojtësi Lenjani: Ja mesazhi për Migjen Bashën

Delo.autor

MINUTË PAS MINUTE/ Qarabag kërkon me ngulm golin, Kukësi mbahet fortë

Isa.Autor

Leave a Comment