Futboll La Liga Sport

ËSHTË KTHYER NË TITULLAR TEK REALI/ Casemiro i habit të gjithë, zgjedh mesfushorin e së ardhmes

Fede Valverde është emri që i ka surprizuar të gjithë këtë sezon te Real Madridi. Ai është kthyer në titullar te skuadra spanjolle, ndërsa mesfushori Casemiro flet me fjalë të mëdha për të riun. Braziliani duket se ka gabuar në parashikimin e tij për lojtarin.

“Kam thënë se do të bëhet një nga numrat 8 më të mirë në botë brenda dy vitesh. Mendoj se kam gabuar, sepse ai po ecën me ritme të shpejta.

“Valverde po zhvillon një sezon shumë fantastik, ai është një nga lojtarët m ë të rëndësishëm për ne dhe po rritet çdo ndeshje. Po bën një punë fantastike. Është vetëm 21 vjeç dhe unë e di se çfarë ka në kokë.

“Më pëlqen se është lojtar punëtor dhe i pëlqen të dëgjojë. Ulem përkrah tij në dhomat e zhveshjes dhe flasim shumë për futbollin, jam i ulur ngjitur me të në dhomat e zhveshjes dhe flasim shumë për futboll”, – tha ai.

Related posts

7 FITORE NË 7 NDESHJE/ Napoli bën paralajmërimin e fortë që ndikon te vazhdimësia e kampionatit

Delo.autor

BOTËRORI 2026/ Prapaskenat e kontratës së Sylvinhos pas kualifikimit në Play off, ja cili është bonusi i brazilianit

F.autor

Müller: Real Madridi? Gjithkush e di se çfarë ka ndodhur këtu vitin e kaluar

Sadik.Autor

Leave a Comment