Futboll Premier League Sport

MPOSHTI KAMPIONËT E ANGLISË/ Mourinho: A e shijova? Pepen e dua më shumë se sa e imgjinoni ju

Supersfida e javës në Premier League mes Tottenham dhe Manchester City-t u mbyll me fitoren e “spursave” të cilët ia dolën me shifrat 2-0. Në këtë takim përveç rezultatit vëmendje mori edhe Jose Mourinho, i cili jo më kot pseudonimin e ka ‘special 1’. Trajneri portugez i londinezëve nuk ishte aspak dakord me vendimet e arbitrit dhe më saktësisht ‘VAR-it’, por fillimisht pas ndeshjes për mediat deklaroi:

“Me disa barazime nga rivalët tanë në të njëjtën zonë të klasifikimit, ishte shumë e rëndësishme për të marrë 3 pikët. E kemi ende një sy te vendi i katërt. Ishte një ndeshje ku dihej cilësia e kundërshtarit. Ti do të fitosh, por nuk mund të humbasësh. Jam i kënaqur për djemtë. Vetëm Kevin Frend (në VAR) mund ta shpjegojë pse nuk ishte një karton i kuq faulli i Sterlingut ndaj Dele Alit. Ai ka një shans për ta riparë. Ai vendim do ta kishte ndryshuar ndeshjen. Ndoshta nuk do të kishte qenë një ndeshje kaq e pëlqyeshme me një skuadër me një lojtar më shumë për një orë, por mendoj se ishte karton i kuq i pastër. Penalltia e pritur ishte vullneti i Zotit, sepse nuk ishte penallti.”

Steven Bergëajin ishte autori goli të parë, diçka e mrekullueshme për një futbollist që u ble vetëm pak ditë më parë dhe debutoi në këtë mënyrë. Për këtë Jose u shpreh: “Është mënyra më e mirë për të ardhur në një klub. Ne nuk po i bënim presion. Ai është shumë inteligjent dhe modest. Të shënosh kundër kampionëve, në debutimin në shtëpi dhe jo një gol normal, nuk mund të kishte më mirë për të,”- shtoi portugezi, i cili pyetjes se si ndihej që mundi rivalin e tij të vjetër i përgjigjet: “Është një kënaqësi të marrësh 3 pikët në një ndeshje shumë të vështirë. Por, unë kam ndjenja më pozitive për Pepin sesa ju mund ta imagjinoni. Kemi punuar së bashku për tri vite.”

Related posts

HARROHET RONALDO/ VINICIUS SHKËLQEU ndaj Juventusit, në Madrid të ekzaltuar

Isa.Autor

“THËRRIT MAMANË, SHKONI TË BËNI RITUALET TUAJA VUDU TË MU**T…”/ Çfarë ndodhi në sherrin e bujshëm që “pushtoi” botën

Delo.autor

SKANDAL/ “Shpërthen” dhuna në Kategorinë e Parë, lojtarët përplasen me tifozët. Goditet edhe anësori (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment