Futboll Sport

NAPOLI-BARCELONA/ Ndeshja mes frikës së koronavirusit. Nuk ka fitues. Gjithçka vendoset në “CAMP NOU”

Napoli dhe Barcelona barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League, që u luajt në Italinë e frikësuar nga koronavirusi.

Stadiumi “San Paolo” ishte mbushur me tifozë me maska, të cilët shijuan një ndeshje me raste nga të dyja ekipet.

Dries Mertens ishte i pari që shënoi, duke kaluar Napolin në avantazh në minutën e 30 me një gol spektakolar në hyrje të zonës, që e la në vend portierin Ter Stegen.

Griezmann barazoi në minutën e 57 pas një aksioni të bukur të katalanasve, me asist të Semedos.

Në fund të ndeshjes, Arturo Vidal u ndëshkua me karton të kuq, duke humbur kështu ndeshjen e kthimit.

Related posts

Xhaka dhe Mustafi titullarë, Aubameyang në stol kundër West Ham

Sadik.Autor

Largimi i RONALDOS/ Marcelo: S’është i vetmi yll që i mungon Real Madrid

Isa.Autor

PAS DËSHTIMIT NË CHAMPIONS/ “Demat” eliminohen nga Sheriff Tiraspoli në Europa league

Delo.autor

Leave a Comment