Futboll

(FOTO) Njihuni me skuadrat më të shtrenjta në botë, Manchester City prin listën

Mannchester City po dominon Premier League-n në këtë sezon dhe kjo nuk është një rastësi. Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola ka një organikë të pasur me lojtarë që kanë kushtuar miliona euro.

Nga përllogaritja e shpenzimeve për të arritur në grupin aktual, sipas “CIES” (observtor futbollistik), “Citizens” janë ekipi më i shtrenjtë në botë, me plot 878 milionë euro.

Manchester City ndiqet nga një tjetër klub me pronarë sheikët arabë, pikërisht nga PSG, që shpenzoi shumën rekord 222 milionë euro për të rrëmbyer Neymarin nga Barcelona. Në total, për futbollistët që ka në dispozicion Unai Emery janë shpenzuar 805 milionë euro.

Në vendin e tretë është Manchester United, që ka vënë nën urdhrat e Jose Mourinhos një organikë për të cilën janë shpenzuar 747 milionë euro.

Vendi i katërt për Barcelonën me 725 milionë, më pas ndjek Chelsea me 592 milionë. Top-10-shja kompletohet nga Real Madrid (497), Liverpool (461), Juventus (448), Arsenal (403) dhe Everton (365).

Related posts

“SHERIFI I FORTË, POR TEUTA DI SI FITOHET”/ Mbrojtësi Kotobelli tregon arsyet pse u rikthye sërish në Durrës

Delo.autor

“DUHET NJË TAVOLINË PËR TË…:”/ Mirabelli: Super League një britmë alarmi. Perez dhe Angelli nuk janë të çmendur

Delo.autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Lautaro “tradhton” Barcelonën, arrin marrëveshjen me gjigandët spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment