Futboll Seria A Sport

NDIZET ALARMI I KUQ PËR TRAJNERIN PIOL/ Milan pushtohet nga dëmtimet, 5 lojtarë “out”. Ja emrat

Milan mori një fitore me mjaft vlera ndaj Torinos në fillim të javës, teksa triumfoi me shifrat 1-0. Gëzimi i tri pikëve u zbeh disi nga dëmtimi i Simon Kjaer, për të cilin stafi mjekësor ka bërë edhe ekzaminimet e detajuara. Sipas lajmeve të fundit nga kuqezinjtë, mbrojtësi danez ka një dëmtim jo fort shqetësues, por ende nuk dihet nëse do të jetë gati për Fiorentinën në fundjavë.

Calhanoglu, Musacchio, Biglia – Gjithsesi, nuk bëhet fjalë vetëm për Kjaer, pasi Calhanoglu vijon të punojë i diferencuar, së bashku me Lucas Biglian, por edhe Musacchion, i cili ndjeu shqetësime në pulpë në ndeshjen ndaj Torinos.

Saelemaekers – Si të mos mjaftonin këto 4 lojtarë, ditën e sotme është dëmtuar edhe blerja e re Alexis Saelemaekers, i cili ka pasur shqetësime në kaviljen e majtë. Gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar.

Related posts

RIKTHEHET TEK MILAN PAS 7 VITESH/ Ibrahimovic “çmend” rrjetet sociale me “memet” (VIDEO)

Delo.autor

ANKTH NË SERINË A/ Presidenti i klubit të madh rezulton pozitiv me Koronavirus. Mund të ketë infektuar edhe…

Delo.autor

Hernan Crespo: Messi nuk është Maradona…

Sadik.Autor

Leave a Comment