Formula 1 Sport

Hamilton ndjen FRIKË: FERRARI më superior, por unë BESOJ tek forca e Mercedes

Lewis Hamilton e ka lënë pas krahëve zhgënjimin në garën e Belgjikës, ku u rendit i dytit edhe pse e nisi atë nga “pole position”. Pas polemikave që pati me drejtuesit me FIA-s, për shprehjen e tij se “Ferrari i Vettel e parakaloi me një truk special”, piloti britanik ka lënë psa krahëve garën e Spa dhe mendon për sfidën e radhës, garën e Italisë, që këtë të diel zhvillohet në pistën e Monza.

“Në këto momente, Ferrari është më i shpejtë se ne dhe po dominon. Unë nuk doja të thoja që Ferrari po përdor diçka ilegale, por vetëm që ka diçka që e ndihmon për të patur një paraqitje më të mirë se sa Mercedes”, u shpreh Lewis Hamilton, që kryeson renditjen e përgjithshme të Formula 1, me 17 pikë avantazh karshi Vettel.

Duke folur për garën e Monza, piloti britanika tha: “Nuk jam i shqetësuar për atë garë. Duhet të përfitojmë nga mundësitë që na jep makina jonë dhe të marrim maksimimin në pistë. Vetëm duke vepruar kështu mund të fitojmë titullin kampion. Unë besoj te Mercedes, por garat e ardhshme do të jenë indikator i mirë i forcës së makinës tonë”, tha Hamilton.

Related posts

ZYRTARE/ Klubi i Serisë A shet sulmuesin e Kombëtares Shpresa tek skuadra e…

Delo.autor

COVID-19/ Viti 2022 nis keq për Messin, edhe “Pleshti” në listën e të infektuarve te PSG

Delo.autor

MOTO GP/ Sërish 6 javë pushim absolut, e ardhmja e Marquez mbetet në dyshim

Delo.autor

Leave a Comment