Futboll Sport

Botërori “Rusi 2018″/ Ja si njihen ndryshe 32 skuadrat e këtij kompeticioni

Kupa e Botës është “festivali” i përfaqësimit të 32 shteteve konkurente. Secila prej tyre do të luftojë për objektivin e vendosur në bazë të potencialit.

Një kuriozitet që tërheq vëmendjen është “epiteti”, “pseudonimi” ose “nofka” me të cilat identifikohen ndryshe në folklorin e futbollit.

Cdo kombëtare vendos imazhin e vendit që përfaqëson në emrin e saj.

Ja kush janë “emrat e dytë” të 32 përfaqësuesve pjesëmarrëse në “Rusi 2018”:

Gjermania – “Die Mannschaft”

Danimarka – “Dinamiti danez”

Argjentina – “Bardhekaltërit”

Australia – “Kangurët”

Brazili – Kanarinat

Kolumbia – “Kafexhinjtë”

Koreja e Jugut – “Luftëtarët Taeguk”

Kosta Rika – “Tikët” (shkurtim i kostarikasve)

Kroacia – “Të zjarrtët”

Egjipti – “Faraonët”

Spanja – “E Kuqja”

Franca – “Gjelat”

Anglia – “3 Luanët”

Irani – “Princët e Persisë”

Islanda – “Vikingët”

Japonia – “Samurait e kaltër”

Maroku – “Luanët e Atlasit”

Meksika – “Tringjyrëshja”

Nigeria – Shqiponjat e gjelbra

Panamaja – “Vala e kuqe”

Peruja – “Dyngjyrëshja” ose “Bardhekuqja”

Polonia – “Bardhekuqtë”

Portugalia – “Luzitanët”

Rusia – “Arinjtë tringjyrësh”

Arabia Saudite – “Bijtë e shkretëtirës”

Senegali – “Luanët e Terangës”

Serbia – “Shqiponjat e bardha”

Suedia – “Floriri Blu”

Zvicra – “Skuadra kombëtare”

Tunizia – “Shqiponjat e Kartagjenës”

Uruguaj – “Çarruat”, (një emër që vjen nga paraardhësit e uruguajanëve)

Belgjika – “Djajtë e Kuq”

 

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester United-Wolves. Rezultati 1-0

Delo.autor

NË KORCË DUAN TITULLIN/ Lëvizje tek Skënderbeu për të mirëpritur mbrojtësin

Isa.Autor

I DHA FUND FUTBOLLIT NË 2018/ Legjenda Totti: Në tregun e sotëm do të vleja 200 milion euro

Delo.autor

Leave a Comment