Futboll Seria A Sport

NGA NDESHJA TEK E ARDHMJA/ Trajneri Pioli: Prej kohësh na ndodhin gjëra të çuditshme

Shumë i acaruar Stefano Pioli pas barazimit ndaj Fiorentinës. Trajneri fajësoi arbitrin, por edhe të tijtë, të cilët nuk ditën të menaxhojnë situatat në favor që patën për 84 minuta.

NDESHJA – “Përgjegjësitë janë të gjitha tonat, sepse kishim avantazh në rezultat dhe në lojtarë, por u treguam sipërfaqësorë. Ndeshja nuk kishte mbaruar e kishim për detyrë të ruanim ekuilibrat duke vijuar me idetë tona. Në këtë rezultat merita është më shumë e jona. Me aq sa u pa në fushë, mendoj se meritonim tri pikët”.

PENALLTIA – “M’u duk sikur Romanjoli ndërhyri te topi, por gjithsesi në episode të tilla teknologjia duhet përdorur sepse ekzistenca e saj e ka një arsye. Ka disa ndeshje që po hasim në situata të çuditshme”.

bandicam 2020-02-22 22-43-32-905

KUNDËRSULME – “Në epërsi numerike pësuam disa kundërsulme të pafalshme. Ekuilibrat duhen respektuar gjithmonë dhe gabimet erdhën si pasojë e teprisë në vetëbesim. Nga kjo sfidë dalim me shumë dinamika që duhen studiuar dhe përmirësuar”.

E ARDHMJA – “Mbetem i qetë dhe serioz në punën time. Unë nuk mendoj për të ardhmen e as futbollistët s’e mendojnë. Mendimet për vitin e ardhshëm nuk janë mes prioriteteve të mia. Tashmë mendoj vetëm për sfidën e radhës e jo më larg se aq”.

Related posts

PLAS TEK ELBASANI/ Presidenti pezullon trajnerin. Shkak bëhen lojtarët që jetojnë në kryeqytet

Delo.autor

FOTO/ Publikohet lista e 10 sulmuesve më në formë këtë sezon, zhgënjen Ronaldo

Q.Autor

DO TË JETË APO JO NDAJ BARCELONËS? Del përgjigjja e tamponit për Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment