Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NJË LUFTËTAR ME FAT PËR SETIENIN/ Rei Manaj shqiptari i parë që pushton “Camp Nou”-n

Kike Setien i surprizoi të gjithë duke grumbulluar Rei Manajn për ndeshjen kundër Getafes. Trajneri katalanas vendosi për sulmuesin e ekipit të moshave pasi nuk do të ketë të gatshëm tre lojtarë në këtë repart: Luis Suarez, Osman Dembele të dëmtuar dhe Karles Perez (i shitur).

1580324511_reymanaj-770x434

Sulmuesi 22-vjeçar i lindur në Shqipëri firmosi muajin e kaluar për një vlerë 700 mijë euro dhe 2 milionë të tjera në formën e bonuseve. Lëvizja e bërë nga drejtuesit korrespondon me shitjen e lojtarëve të tjerë si Alehandro Markez, Abel Ruiz. Afrimi i tij në ekipin B bëri që trajneri Garsia Pimienta të kishte sulmuesin që donte.

Por nuk ka asgjë më të mirë sesa të jesh në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Ekipi i parë ka nevojë për sulmues dhe Rei Manaj do të jetë gjithmonë aty, derisa të afrohet një tjetër. Në këtë mënyrë, ai bëhet futbollisti i parë shqiptar që grumbullohet nga skuadra e Barcelonës.

Italia – Por karriera e futbollistit kuqezi nuk do të kishte kuptim pa Italinë. Sampdoria e transferoi atë kur aktivizohej me Kremonezen, ndërsa Interi dalloi tek ai potencialin dhe talentin. Vendosi që ta blinte dhe për një kohë të gjatë ai u stërvit dhe debutoi me zikaltrit.

manaj

Në kërkim të shumë minutave dhe të lavdisë, ai filloi të huazohej te Peskara, Piza dhe Granada derisa u ble nga Albasete. Shumë skuadra, për një moshë kaq të re. Me skuadrën e Interit luajti 6 ndeshje. Te Peskara ra më shumë në sy duke luajtur 13 ndeshje në Serinë A dhe duke shënuar 2 gola.

Te Albasete ka qëndruar më shumë dhe nga një lojtar titullar u shndërrua në rezervën e Zuzuljas. Me Barcelonën B ka shënuar një gol në dy ndeshjet e luajtura. Tani është shansi i karrierës së tij. Është një sulmues luftarak, i përkushtuar dhe me shumë karakter.

manaj maske

Ndonjëherë, edhe i tepruar. Përpara se të përfundonte pjesa e parë në “Municipal Sagnier” ai mori kartonin e dytë të verdhë. Por përveç kësaj, është një lojtar që luan me shpinë nga porta dhe fiton topa në ajër falë gjatësisë së tij 1.82 metra. Kjo gjë i ka munguar Barcelonës në ndeshjet e fundit.

Setien tha se është një lojtar me karakteristika të ndryshme dhe lojtarë si Manaj nuk ka në skuadrën e tij. Tani ka përpara shansin e jetës për të debutuar me ekipin kampion në Spanjë.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN/ Barcelona del hapur: Nëse ka oferta të mira, jemi gati ta…

Delo.autor

VEPRIM EKSTREM/ Ja momenti kur Tyson Fury lëpiu gjakun e Wilder gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Milan kërkon pasardhësin e Ibrahimovic, vë në shënjestër ish-yllin e rivalëve…

Delo.autor

Leave a Comment