Futboll Premier League Sport

NJË “MAKINERI” PERFEKTE/ Por Liverpool nuk heq dorë nga merkato, Klopp piketon një yll në Bundesliga

Triumfi në Champions një sezon më parë ishte vetëm fillimi i një rrugëtimi fantastik. Liverpool është shndërruar në një makineri perfekte, një ekip me shumë klas që nuk njeh rival, aq më tepër në Premier Ligë, ku nuk njohin as humbje e as kundërshtar, titulli kampion është thjeshtë një formalitet, çështje shifrash. Pavarësisht se Klopp ka ndërtuar një ekip të pathyeshëm, të kuqtë mbeten gjithnjë të vëmendshëm në merkato për të gjetur ndonjë element të rëndësishëm që mund të përmirësoj akoma më shumë cilësinë në skuadër. Sipas “Daily Exprees”, emri i parë në majën e listës së dëshirave është Jadon Sancho, talenti i B.Dortmund.

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, për të afruar sulmuesin e “kanarinave”, Liverpool i duhen afro 130 milion euro, një shifër shumë e lartë që tremb ekipin e kuq. Liverpool ka qëndruar në heshtje sezonet e fundit, nuk kanë qenë shumë aktiv në merkato, mund t’ia lejojnë vetes një investim të rëndësishëm por sërish 130 milion euro për një 19 vjeçar duket shumë.

Related posts

THIRRJE RACISTE NDAJ KOSOVËS/ Si i kërkoi Doncic falje shqiptarit, pasi postoi video me thirrje “Vritni shqiptarët”

Delo.autor

LIVE/ Moldavi-Shqipëri. Bare dyfishon rezultatin

Delo.autor

SKANDAL NË KAVAJË/ Sherr mes lojtarëve, shkaktohet kaos në fushë. Arbitri jep…

Delo.autor

Leave a Comment