Basketball Sport

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Mbetjet e trupave të viktimave u kthehen familjeve

Mbetjet e trupave të Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna dhe shtatë personave të tjerë të vrarë në rrëzimin e helikopterit më 26 janar në Calabasas të Kalifornisë, u janë kthyer familjeve, sipas mjekëve ligjor të rastit.

Javën e kaluar, zyra e mjekëve ligjorë në Departamentin e Ekzaminuesve Mjekësorë në Los Angeles bëri të ditur se ishin identifikuar nëntë viktimat e helikopterit që u rrëzua mëngjesin e 26 janarit.

Përveç 41-vjeçarit Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, aksidenti i mori edhe jetët e Payton Chester, 13-vjeçar; Sarah Chester, 45-vjeçare; Alyssa Altobelli, 14-vjeçare; Keri Altobelli, 46-vjeçare; John Altobelli-vjeçar, 56; Christina Mauser-vjeçare, 38; Ara Zobayan, 50-vjeçar.

Shkaku i vdekjes për nëntë viktimat ishte trauma e pësuar nga forca e goditjes së momentit kur helikopteri i rrëzuar e goditi tokën dhe mënyra e vdekjes u certifikua si aksidentale.

Grupi ishte duke udhëtuar në Thousand Oaks për një ndeshje basketbolli që do të zhvillohet në akademinë Mamba Sports, e cila ishte nën pronësinë e Kobe Bryant dhe aty luanin tri vajzat që vdiqën nga ky askident.

Bordi Kombëtar i Sigurisë në Transport është duke i vazhduar hetimet për t’i mësuar detajet e aksidentit, mirëpo raporti i plotë nuk pritet të dalë edhe për rreth një vit, përderisa një raport fillestar do të publikohet gjatë ditëve në vijim.

Related posts

Shkëmbi: Nuk e mendova kë skuadër kisha përballë, ja çfarë iu kërkova lojtarëve në pushim

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK BOTËRORI “RUSI 2018″/ Skemën e Argjentinës e bënin vetë lojëtarët, ja shkaku befasues

Delo.autor

“LOJA E BUKUR, PASI TË QETËSOHEMI ME REZULTATE”/ Todorovski: Duam tre pikë edhe ndaj Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment