Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-BYLIS/ Dovedan me mungesa të shumta, Sormani i beson Bilalit mbrojtjen (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 17:00 në “Air Albania” supersfida mes Partizanit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi të Superiores do të kërkojnë të përfitojnë nga humbja e Kukësit në sfidën ndaj Tiranës, për t’iu afruar sa më shumë kreut.

Të kuqtë e kryeqytetit, vijnë në këtë përballje pas 3 triumfesh radhazi, ndërkohë që ballshiotët kanë siguruar 3 barazime radhazi në ndeshjet e fundit. Për sa i përket formacioneve, skuadra e Dovedan ka mungesa të shumta për shkak të pezullimeve dhe gjendjes gripale. Ndërkohë që tek të kuqtë, ndrushimi i vetëm është mbrojtësi Bitri, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak kartonash.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bilali, Idrizaj, Trashi, Telushi, Melo, Broja, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani

BYLIS: Hidi, Janku, Shkalla, Vinsente, Hadroj, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Mocone, Ntepe, Guindo. Trajner: Vleko Dovedan

Gjyqtarë: A.Koçi, F.Lamaj, H.Lisaku

87153952_725363987870789_3616273974020800512_n

Related posts

 Kane zbulon të ardhmen! Ky është fakti që e dëshmon largimin e anglezit 

Sadik.Autor

PËRBALLJET EUROPA LEAGUE/ Sarri kërkon fitoren për në finale, Emery ka shansin të futet në Champions

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Probleme me testin e COVID-19 tek Real Madrid, lojtari brazilian duhet ta bëjë sërish

Delo.autor

Leave a Comment