Futboll Sport

E BUJSHME/ Gara për ‘Topin e Artë’, Messi zbret nga podiumi, ngjitet Modric

Përformanca zhgënjyese e Argjentinës në Kupën e Botës në Rusi ka bërë që shanset e Leo Messit për Topin e Artë, të ulen. Sulmuesi i Barcelonës e nisi Kampionatin Botëror si favorit i tretë (kuotë 5), pas Cristiano Ronaldos (2.63) dhe Salah (2.75). Por, shkëlqimi i Luka Modric, lojtarit më të mirë të këtij turneu në Rusi, dhe Kylian Mbappe, lojtari i ri më i mirë, kanë bërë që Messit dhe Salah t’u ulet kuotimi.

Modriç është renditur i dyti (5.1) ndërsa Mbappe i treti (11.1) Messi ka rënë në pozitën e katërt me një kuotë prej 13.1. Interesante mbetet renditja e Cristiano Ronaldos, edhe pse Portugalia e tij u eliminua në fazën e 1/8-ave, ashtu sikurse Argjentina dhe Spanja. 33-vjeçari shihet favorit me një kuotë 1.25. Së fundmi portugezi nënshkroi ditën e djeshme me skuadrën e Juventus në Itali, ku u shpreh i lumtur.

Messi ende ka mundësinë për të rimarrë një vend në podium dhe madje të marrë trofeun për herë të gjashtë. Sapo të kapërcejë zhgënjimin në Kupën e Botës, në ndeshjen e parë të sezonit të ri, ai mund të rifillojë kandidaturën e tij.

De Bruyne, Kane, Neymar, Salah dhe Varane, e kanë vlerën e kuotimit 26.1 ndërsa Hazard 51.1, të cilët përfundojnë “Top 10”-ën e parashikimeve të kandidatëve për ‘Topin e Artë’.

Related posts

Menaxheri flet për të ardhmen e Marco Asensios dhe… Ronaldos

Isa.Autor

Nga Weah, Kaladze, Klitschko e deri tek Ilir Meta. Kush ishin sportistët të cilët e zhvendosën karrierën e tyre në politikë

Q.Autor

AKUZAT PAS HUMBJES NDAJ INTER/ Trajneri Prandelli: Arbitri nuk shkoi tek “VAR” pas golit të Lukaku-t (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment