Futboll Seria A Sport

PAS KAOSIT TEK BARCELONA/ Situatë shpërthyese te Milani, Boban sulmon hapur…

Në një moment që dukej se po konsolidohej, Milani mund të përballet me mendimet ndryshe të menaxhmentit. Zvonimir Boban, një nga drejtuesit e kuqezinjve, nuk e mbështet idenë e drejtorit Ivan Gazidis, që të marrin një trajner si Ralf Rangnick për sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai nuk e fshehu pakënaqësinë për këtë veprim të kolegut kuqezi, duke e quajtur mosrespektim të kolegjialitetit vendimmarrës:

Gjëja më e keqe është se kjo ngjarje destabilizuese ndodh në një kohë, gjatë së cilës skuadra po rritet dhe shihet puna e shkëlqyeshme e Piolit; në një kohë kur perceptohet se po formohet një rrugë shumë më e mirë. Moslajmërimi ynë për këtë plan (marrjen e Rangnick si trajner) ishte mosrespektues dhe aspak elegant. Ne kemi folur me Gazidis. Për të mirën e Milanit, sigurisht që është i nevojshëm takimi me pronarin, madje të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur”. Duket qartë, pra, se pasiguria te Milani mbretëron ende: “Pronësia duhet të jetë e qartë si në buxhet, ashtu edhe në objektiva. Për momentin, përkundër përpjekjeve në merkaton e janarit dhe shkurtimeve të shumta, me dy largime të rëndësishme, ne nuk e dimë se çfarë marzhesh do të kemi në shpenzime”.

Ajo që duket qartë për momentin është ideja e klubit kuqezi për të kombinuar të rinjtë me përvojën. Por, sipas Boban, ekzistojnë dy mënyra të ndryshme të të menduarit brenda klubit: “Nëse nuk mund të kesh kampionë në përbërje, zhvillo një ide. Na kërkuan ta rinovonim skuadrën dhe e bëmë atë, por gjithmonë duke pretenduar se nevojitet përzierja e duhur midis gjakut të ri dhe përvojës. Duke marrë parasysh njëmijë vështirësi fillestare, dallime kulturore dhe pasione shumë të ndryshme të kuqezinjve, me të gjitha dallimet e pikëpamjeve dhe ndonjëherë mendimeve kundërshtare, ende mendoj se ky është realiteti: te Milani ka dy filozofi drejtimi. Jemi të sigurt se Milani ka vetëm një mënyrë për të ecur përpara: unitet dhe respekt”.

Related posts

Presidenti META pret AGOLLIN në takim: I urova fat, por jo kundër KUKËSIT (FOTO)

Isa.Autor

Nuk ka dyshime, Elseid Hysaj do transferohet në Angli

Sadik.Autor

Pësoi dëmtim HORROR/ LACIO merr lajmin e hidhur për futbollistin SHQIPTAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment