Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Sormani: Ju tregoj çelësin e suksesit tek “Demat”

Partizani triumfoi në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 0-3. Ky ishte triumfi i parë i teknikut italian, Sormani pas rikthimit tek të kuqtë. Në prononcimin pas ndeshjes Sormani foli në lidhje me këtë triumf duke u shprehur:

FITORJA E PARË – Ne kemi punuar shumë gjatë gjithë kohës. Sot u pa rezultat i punës. Duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të jemi të gjatë gjithë kohës së bashkuar. Ky është sekreti i suksesit. Të punosh të bashkuar dhe rezultatet do të vijnë.

U nisëm me idenë që për të krijuar diccka të mirë, do kohën e vetë. Nuk kemi pasur as shumë kohë për të punuar sepse kemi luajtur shumë ndeshje. Po shikoj fytet e punës. Nga ana psikologjike nuk mund të ishim mirë për shkak të rezultateve negative. Paraqitjet kanë qenë të mira edhe ndaj Partizanit dhe Kukësit. Të gjithë e dimë që meritonim më shumë.

NDRYSHIMET NË VENDOSJE – Unë mendoj që në futbollin modern nuk duhet të ketë një pozicion fiks dhe të përsosur. Mendoj që lëvizshmëria është gjithçka që bën diferencën. Nëse vendosim dikë në pozicion statik, bëhet i parashikueshëm. Duhet të jesh i paparashikueshëm, kjo është ajo që bën diferencën dhe nga kjo vjen suksesi.

Si është gjendja e Solomonit?

Për Solomonin do ta verifikojmë, por nuk besoj se ka gjë serioze.

Pse  Çinari shpërdoron kaq shumë?

Më pëlqen shumë mënyra si po luan dhe si po e ndihmon ekipin. Më intereson pak kush realizon. Herët a vonë goli do të vijë. Rëndësi për mua ka performanca dhe sakrifica për skuadrën.

A dha efekt gjoba e presidentit Demi? 

Mesazhi i presidentit nuk kishte të bënte me gjobën, por ishte një mesazh ndryshe. Nuk ishte gjoba çështja kryesore. Është një mesazh që i shërbente kompaksisë dhe punës që bën skuadra gjatë gjithë kohës.

Jeni i kënaqur me efikasitetin e sulmuesve? 

Unë jam i kënaqur, sepse kemi një skuadër të ekuilibruar. Një skuadër që sulmon mirë, një skuadër e shkurtër. Ekuilibri është baza e gjithçka. Edhe me Kukësin patëm mundësi pa fund dhe nuk gjetëm golin. Ne jemi pragmatistë sepse jemi të përulur dhe punojmë fortë. Ky është pragmatizmi jonë”, u shpreh Sormani.

Related posts

PJESA E PARË/ Kukësi e mbyll me FITORE. Partizani i Lerdës e nis keq (VIDEO)

F.autor

34 VJEÇ POR I PANDALSHËM/ Ja pse Ronaldo është atleti më i madh në historinë e futbollit

Delo.autor

Tevez mbështet Leo Messin dhe “zgjedh” trajnerin e ri të Argjentinës…

Isa.Autor

Leave a Comment