Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Çoçli: Portieri është çatia e shtëpisë!

Luftëtari humbi me rezultatin 0-3 nga Partizani në shtëpi. Trajneri i gjirokastritëve, Nikolin Çoçli ka folur  pas kësaj disfate në shtëpi. Tekniku u shpreh se skuadra nuk mund të bëntë diçka më shumë, kur ndeshja nisi në disavantazhin e dy golave.

Humbje në kundërshtim me atë që bëtë me Kukësin? “Padyshim ishte një ndeshje e vështirë, pasi Partizani kërkonte kthesën, të cilën e realizoi. Nuk jemi një skuadër e madhe, nuk jemi as Reali dhe as Barcelona që të kthejmë ndeshjen nga 0-2, pasi dy gola që pësuam, i fali portieri. Çfarë mund të presim kur pësojmë 2 gola që në fillim, pasi jemi dhe një skuadër e brishtë në të gjitha nivelet. Mendova të bëja çdo gjë si çdo trajner në një moment të tilllë. Lojtarët u mundan të bëjnë diçka, por trauma ishte e madhe”.

Pse aktivizove Shalën dhe jo Qyranin? “Duhet të dimë një gjë, është një shprehje: “Portieri është çatia e shtëpisë. Kur kam ardhur kam dashur të marrë një portier me eksperiencë. Në merkato, gjendja ishte e hallakatur. Pas një performance jo të mirë të Qyranit në Tiranë, vendosëm të luante Shala, e prisja të gabonte, por jo kaq shumë.”

Kishte shumë ndryshime në raport me ndeshjen me Kukësin? “Arsyet që u bënë këto lëvijze ishin: Me Dushkajn donim të neutralizonim Trashin, me Demon doja të siguroja prapavijën, mendova ai që do i japi një shembull të mirë në skuadër. Oshafi luajti si sulmuesi i dytë, pasi luan në dy pozicione”.

Merkato? “Merkato do bëhej, por jo në rangun e lojtarëve cilësorë. Një lojtar cilësore ka një vlerë të madhe. E kam thënë dhe më kanë premtuar se do të ketë lojtarë të rinj me prespektivë. Merkatoja na penalizoi që të kishim një fryt të mirë me lojtarët e rnj. Zaimi dhe Spahiu  na dhanë shënja të mira, por mos realizimi i merkatos na dëmtoi. Lojtarët janë të rinj dhe kundër Partizanit do të kenë emocione. Shumë shpejt pësuam dy gola. Lojtarët i porosita që mos të pësonim gola deri në 30 minuta”.

Related posts

TOTTENHAM-EVERTON/ “Spursat” kanë shumë fat, Mourinho gëzon nga një autogol (VIDEO)

Delo.autor

Kobe Bryant fiton çmimin “Sports Emmy” me flmin e tij “Dear Basketball”

Sadik.Autor

ZGJEDHJET NË FSHF/ “Associated Press”: U shtynë pas akuzave të Bashkisë së Tiranës për korrupsion dhe…

Delo.autor

Leave a Comment