Futboll La Liga Sport

PASI E KISHTE “MBUSHUR KUPËN” NË FUSHË/ Tifozët napoletanë e shanë nga nëna, Vidal iu përgjigjet me “forca Juve”! (VIDEO)

Ndeshja e mbrëmshme e Champions-it, midis Napolit dhe Barcelonës, nuk përfundoi pa polemika. Përtej asaj që ndodhi në fushë, duket se Arturo Vidal i tërboi zemrat e publikut napolitan. Kiliani, pasi e kishte “mbushur kupën” në fushë, duke marrë dy kartonë të verdhë radhazi, në pak sekonda, duke i lënë shokët e skuadrës në inferioritet numerik karshi vendësve, do të mungojë edhe në sfidën e kthimit.

Pasi pa kartonin e kuq t’i tregohej para syve nga kryesori gjerman, ai la fushën i irrituar. Madje,  do t’iu përgjigjej ofendimeve nga nëna të tifozëve të pranishëm në “San Paolo” me një “Forca Juve”. Ende nuk ka konfirmime (pamje filmike) për ato që tha realisht kiliani, por e sigurt është që tifozët blu kanë shpërthyer egër në rrjetet sociale kundër Vidal. Pra, “gjembi u ka mbetur në mish” tifozëve mikpritës të sfidës së mbrëmshme.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Bashkë me Messin, Barcelona mbërrin në Seville për titullin e parë të sezonit

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes u shpall luftë të gjithëve, Wolff: Janë vënë kundër nesh

Delo.autor

LUKAKU REKORDMEN/ Më mirë se Ronaldo dhe Mesi me kombëtaret

Delo.autor

Leave a Comment