Futboll Seria A Sport

NJË DITËLINDJE E FRIKSHME NË AJËR/ Vëllezërit Donnarumma rrëfehen mes humorit dhe “tmerrit” (VIDEO)

Dje Xhanluixhi Donaruma ka festuar përvjetorin e tij të 21-të. Teksa vetë portieri ka falënderuar tifozët nëpërmjet një videoje në profilin e tij “Instragram”, klubi ka nxjerrë një video mes tij dhe vëllait Antonio gjatë një udhëtimi me avion me ekipin. Dy vëllezërit intervistojnë njëri-tjetrin dhe mes batutave e ngacmimeve, nuk mungojnë edhe momentet e panikut për dy gardianët.

Cili është virtyti dhe defekti më i madh i vëllait tënd?

Antonio: Xhixho është një djalë emotiv dhe shumë bujar. Nga ana tjetër, i ngel hatri shumë shpejt e për çdo gjë. Ke frikë t’i thuash diçka që nuk i pëlqen.

Xhixho: Kudo që shkon është herët. 20 minuta të paktën. Qoftë mbledhje, stërvitje, takim apo darkë familjare, Antonio është gjithnjë i pari aty.

Si është në rolin e xhaxhait Xhixho?

Është i dashur dhe i përkushtuar ndaj djalit tim. Druhem se po e llaston pak më tepër sesa duhet. Madje, ka raste që im bir preferon pikërisht Xhixhon përpara meje.

Si është Antonio në rolin e babait?

Është një baba shembullor dhe shumë i përkushtuar. Edhe si bashkëshort e shoh shumë të dhënë pasi ndihmon gruan e tij për çdo gjë.

Përse u bëtë portier?

Antonio: Kam qenë 9-10 vjeç kur kam filluar me ekipe, pasi më parë mjaftohesha me lojën me shokët në park. Njëherë më pa daja dhe ai këmbënguli për të më bërë pjesë të një skuadre futbolli.

Xhixho: Unë kam qenë 3-4 vjeç dhe me këtë pasion më infektoi Antonio. Nëse jam portieri, merita i takon vëllait tim të madh.Donaruma

Si arritët të ishit pjesë e Milanit?

Antonio: Sapo kisha mbushur 14 vjeç dhe u pranova nga Milani. Aty nisi gjithçka.

Xhixho: Ia kërkova Milanin me çdo kusht babait dhe jam me fat që gjithçka shkoi mirë.

Keni frikë nga avioni (ndërkohë avioni nis të lëkundet)?

Antonio: Kemi pasur gjithmonë frikë që të dy, por me kalimin e kohës jemi munduar të bashkëjetojmë më këtë frikë.

Xhixho: Kemi frikë. Nuk bëhet intervista me këto kushte (fshin djersët dhe buzëqesh me vështirësi). Presim të qetësohet.

Si ka qenë fëmijëria juaj?

Antonio: Xhixho ka qenë shumë i lëvizur e gjithmonë donte të luante.

Xhixho: E vërtetë, kam qenë më mistrec, ndërsa Antonio ishte i përkëdheluri i mamasë.

Cili ka qenë nxënës më i mirë?

Antonio: Nuk kemi shkuar kurrë mirë me mësime. Le të themi se Xhixho ka qenë pak më i zoti.

Xhixho: Si pak më i zoti? Unë jam diplomuar me notën 7, nuk më duket keq (qesh).

Related posts

“ËSHTË PRIVILEGJ TË JESH TEK NJË KLUB I MADH”/ Brahim Diaz flet për herë të parë si milanist: Ja si do t’i argëtoj tifozët

Delo.autor

“EURO 2020″/ Dorëzohet Britania e Madhe, fiton “presioni” i UEFA-s me finalen në Budapest në rast se…

Delo.autor

Barcelona ‘nuk guxon’ ta blejë Griezmannin, ofron lojtarë për francezin

Q.Autor

Leave a Comment