Futboll Seria A Sport

PËRJASHTIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Kampionët e Italisë kërkojnë të “rrëmbejnë” yllin e sulmit…

Skualifikimi i Manchester City për dy edicione të Champions-it kërcënon të prishë ekuilibrin e futbollit europian, edhe në tregun e transferimeve. Dhe në këtë kuptim, Juventusi do të ishte, gjithashtu, ndër klubet më të interesuar për zhvillimet e ardhshme. Përveç thashethemeve për Guardiolën, të cilat ndjekin njëra-tjetrën prej disa muajsh me radhë, por pa reagime të vërteta, sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë mund të përfitonin nga situata për të marrë një nga lojtarët më të mirë aktualë te “qytetarët”. Ëndrra e Maurizio Sarri në të vërtetë quhet Gabriel Jesus, një sulmues brazilian, i aftë të ndryshojë tërë repartin ofensiv, ashtu si i pëlqen trajnerit aktual të Juventusit. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, madje ai e kishte përfshirë brazilianin në listën e blerjeve qysh verën e kaluar.

Mendimi për ta rrëmbyer Gabriel Jesus nga Manchester City deri para disa muajsh dukej i pamundur, ndërsa tani, falë goditjes që i është shkaktuar klubit anglez nga UEFA, nuk përjashtohet mundësia që disa kampionë të vendosin të largohen. Në të kundërt, vetë klubi është i detyruar të shkurtojë shpenzimet pa të ardhurat e garantuara nga pjesëmarrja në Champions. Çmimi i Gabriel Jesus, megjithatë, është rreth 70 milionë euro, një shifër jo e papërballueshme për Juventusin, veçanërisht nëse gjatë verës vendos të mos rikonfirmojë Gonzalo Higuain.

Nga ana tjetër, pas një fillimi të mirë të sezonit, “Pipita” ka humbur pak terren në javët e fundit. Kësisoji, e ardhmja e tij ngre pikëpyetje, ndryshe nga ajo e bashkatdhetarit të tij, Dybala, të cilit Juventusi është i gatshëm t’ia rinovojë kontratën. Natyrisht, deri më sot, Gabriel Jesus më shumë se një objektiv përfaqëson një ide të merkatos, por Juventusi i ndjek me vëmendje të madhe ngjarjet te “qytetarët”. Me pak fjalë, braziliani i pëlqen shumë, jo vetëm Guardiola…

Related posts

Lionel Messi i vendosur/ Nuk e do këtë yll në Barcelonë!

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Prej dy muajsh në Shkodër, një francez pret të federohet nga Vllaznia

Delo.autor

KAOS TOTAL/ INTERI në hall pas disfatës në kampionat, ylli i Botërorit “braktis” zikaltërit

Isa.Autor

Leave a Comment