Futboll Seria A Sport

STAFETA E DY SULMUESVE/ Dibala-Higuain, një luks që mund të shkaktojë … probleme

Një Juventus i ri ka nisur të bëjë xhiro nëpër Itali. Mauricio Sarri, për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Milanit dhe për Juventus-Bresha në kampionat zgjodhi një Kuadrado ultras ofensiv, i cili duhej të rikthehej të lëvizte në korsitë e sulmit dhe jo më si mbrojtës i djathtë.

Një vendim ky mbi të gjitha në emër të ekuilibrit, sepse tredhëmbëshi i ëndrrave, “Dygualdo” (DibalaHiguain-Ronaldo) e dënoi veten me “pushkatim” në mbrëmjen e humbjes së rëndë në Napoli, por në të njëjtën kohë edhe sepse në “Kontinaza” ka nisur papritur një protestë-kërkesë e mesfushorëve-sulmues të cilët nuk pranojnë më të luajnë sipas ideve të Sarrit. Bernardeski nuk do më që të bëjë rolin e numrit 10 në fushë, Duglas Kosta nuk e bën dot këtë, pasi shpejtësia e tij shpërthyese jep më shumë rezultat në korsitë anësore, në fushë të hapur, por së fundmi edhe Aron Ramsej ka kërkuar që të luajë më mbrapa, në trion e mesfushës përkrah Pjaniçit e Matuidit, apo në varësi të rrotacionit dhe jo më si fantazist. Dhe ja ku nga protesta del në skenë Kuadrado…

PRO DHE KUNDËR – Në varësi të ndryshimeve të fundit dhe të rëndësishme, duke parë edhe dy fitoret, trajneri Sarri ka vendosur që të ristrukturojë për të disatën herë anën taktike në fushë, me Juven që tashmë duket më shumë si një ekip që luan me 4-4-2 sesa me 4-3-3. Por nëse garancia e reparteve ofensive quhet Kristiano Ronaldo, disavantazhet me modulin e ri prekin Dibalën dhe Higuainin.

higuain dibala ronaldo

Këta të dy, që përpara ardhjes së Kristiano Ronaldos udhëhiqnin sulmin bardhezi, ritheksojmë pas vetëvrasjes së “Dygualdos”, kanë përfunduar në një balotazh të përhershëm për rolin e krahut të djathtë të Ronaldos, por menaxhimi i deritanishëm, pa Champions-in në sfond, edhe pse ka qenë i qetë, mund të nisë të krijojë zhurmë, e cila mund të përkthehet edhe në telashe, brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Deri tani, Dibala numëron 9 gola, ndërsa Higuain 7, por fakt është se një si Paulo, për shpejtësinë e lojës së tij dhe paparashikueshmërinë në fushë ekzalton mbi të gjitha dhe i hap hapësirat Ronaldos. Ndërsa Higuain, edhe pse sivjet duket më pak bomber zone dhe po mëson që të luftojë në mesfushë dhe të asistojë, jo vetëm që nuk duket shumë i lumtur për rolin e ri, por edhe pankina e tepruar mund të nervozojë. Dhe kur kampionë të këtij kalibri nisin të bëjnë kapriço, telashet nuk mungojnë. Prandaj për trajnerin Sarri kjo është një tjetër sfidë që duhet fituar…

Related posts

LIVE/ Mbyllet derbi Manchester City-Manchester United. Rezultati 1-2

Delo.autor

TAKIMI I DYTË SERGIO RAMOS-PEREZ/ Ja vendimi zyrtar që ka marrë për të ardhmen

Delo.autor

LIVERPOOL PËSOI HUMBJEN E DYTË RADHAZI/ Mbrojtësi Robertson: Bën çfarë deshën me ne. Nuk luftojmë për titullin…

Delo.autor

Leave a Comment