Futboll La Liga Sport

PLANI PËR ZËVENDËSUESIN E DEMBELE/ “Demi” Lautaro mban peng Barcelonën, ja arsyeja

Barcelona është duke analizuar me detaje dhe imtësi të gjitha profilet e sulmuesve që mund të transferojë për të zëvendësuar Osman Dembelenë, i cili iu shtua Luis Suarezit në “infermieri”. Francezi do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 6 muaj dhe katalanasit kanë të drejtë që të aktivizojnë një rregull në federatën spanjolle për të afruar një lojtar nga të gjitha kategoritë e futbollit spanjoll.

Por situata nuk është aspak e lehtë. Drejtuesit kanë vendosur që në merkaton e verës të hidhen totalisht në sulm për argjentinasin e Interit, Lautaro Martinez. Ai është i përzgjedhuri për të zëvendësuar Luis Suarezin, mosha e të cilit po kalon dhe vitet kanë filluar të ndihen në fushë. Por çfarë sjell një lëvizje e tillë? Në rast se katalanasit paguajnë 111 milionë euro për Lautaro Martinezin (aq është klauzola e tij), atëherë do të kishim dy sulmues në rolin e “pykës” te Barcelona. Pavarësisht se Suarez dhe Lautaro janë të dy sulmues modernë, ata aktivizohen në të njëjtën zonë të fushës.

Nëse Barcelona do të transferonte në këto momente një tjetër numër 9, atëherë në verë do të ishin 3 lojtarë për të njëjtin rol. Nuk është asgjë e keqe, por nuk sjell as gjëra pozitive. Skuadra do të ishte e fryrë dhe jo lehtësisht e menaxhueshme. Të gjendur në këtë pikë, drejtuesit po mendojnë që të afrojnë një futbollist që të luajë në majën e sulmit, por gjithashtu të bëjë edhe role të tjera në këtë repart.

Të gjitha këto kërkesa duken të parealizueshme, për një tjetër fakt. Sulmuesi i ri që do të transferojë Barcelona gjatë këtyre ditëve duhet të kushtojë vetëm 15 milionë euro dhe ai  nuk do të luajë dot në Ligën e Kampionëve.

Ekipi kampion i Spanjës e ka dorëzuar listën në UEFA dhe lojtari që do të afrohet do të jetë vetëm për në kampionat. Emrat e Uillian Hoze, Angel Rodrigez dhe Maksi Gomez janë ata që pëlqehen nga Barcelona, por skuadrat e tyre po bëjnë gjithçka për t’i mbajtur dhe për t’i pasur deri në fundin e sezonit.

Situatën po e ndjek me vëmendje edhe Rei Manaj, i cili është pjesë e skuadrës së Barcelonës B, por gjatë kësaj kohe shpreson të luajë përkrah Lionel Mesit.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Është zyrare, pezullohet një tjetër kampionat prej epidemisë!

Delo.autor

SUPER BARÇA/ Katalanasit në avantazh kundër Huesca me një autogol qesharak (VIDEO)

Isa.Autor

Aguero nuk është i lumtur me Guardiolan

Delo.autor

Leave a Comment