Futboll La Liga Sport

“PLESHTI ËSHTË LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Ish-lojtari i Barcelonës: Atje i mbulon problemet Messi!

“Cilësia e Lionel Messit mbulon problemet që ka Barcelona”. Këtë gjë e thotë një ish-futbollist i skuadrës katalanase, që i njeh mirë gjërat atje, së brendëshmi, Malcom. Gjigantët e La Liga-s po kalojnë aktualisht një periudhë “testimi”, me sezonin 2019-2020 që nuk ka qenë ashtu siç ishte planifikuar. Është bërë edhe rokada e trajnerëve Valverde-Setien, ndërsa Real Madridi mban kreun e kampionatit spanjoll. Problemet që ekzistojnë në kampin blaugrana kanë nisur të dalin në pah, sikurse e dëshmoi përplasja verbale publike mes Messit dhe Abidal.

Thuhet se argjentinasi është i zhgënjyer me atë që po ndodh në “Camp Nou”. Malcom, i cili u largua nga Barça për te Zenit në verën e vitit 2019, pranon se prania e një superstari si argjentinasi i ndihmon katalanasit në çdo kohë t’i mbulojnë problemet reale. Ai tha për “Marca”:“Po, disa prej tyre, po, i mbulon përmes Messit. Por me Leo luajnë edhe Suarez, Griezmann, Rakitic, De Jong, Arthur, Vidal…, shumë lojtarë të tjerë. Nuk është vetëm Messi, por i gjithë grupi. Leo është lojtari më i mirë në botë; ndonjëherë bën gjëra të çmendura dhe e ndihmon shumë Barcelonën. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë, kur flasin për Barcelonën, nënkuptohet Messi. Kjo është normale për shkak të gjithçkaje që ai bën.

Situata aktuale te Barcelona? Ajo ka lojtarë të shkëlqyeshëm. Klubi mund të jetë i qetë, sepse kushdo që luan është lojtar i mirë. Atje ka vetëm lojtarë të shkëlqyer. Barcelona nuk ndryshon shumë, ka sistemin e vet unik. Ajo do të jetë gjithmonë një skuadër e shkëlqyeshme. Pse nuk ia dola unë atje? Sa herë kam pasur mundësi, kam qenë i gatshëm të luaj. Askush nuk mund të mendojë ndryshe. Kur isha në fushë, kam dhënë dhënë gjithçka. U largova paksa i trishtuar, por e përmbusha disi ëndrrën time. Kam luajtur në Ligën e Kampionëve, shënova kundër Real Madridit në një “El Clasico”. U largova pa ndonjë merak të madh, sepse bëra një punë të mirë”.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ Zhvendoset në merkato, kërkojnë shërbimet e Granit Xhakës

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Liverpool – PSG: Shënohet super-goli i parë (VIDEO)

Isa.Autor

VAZHDON TË STUDIOJË MERKATON PËR NJË PLAN B/ Milan gjen zëvendësuesin e portierit Donnarumma, vjen nga Spanja

Delo.autor

Leave a Comment