Futboll Premier League Sport

POBGA NJOFTON SHOKËT E SKUADRËS/ Zbulon të ardhmen te Manchester United

Paul Pogba dhe Manchester United duket se janë në drejtime të kundërta, po konsumojnë muajt e fundit të bashkëjetesës. Edhe pse merkatoja e dimrit sapo u mbyll, zërat për lamtumirën e mesfushorit francez nga “Old Trafford” vijojnë të dëgjohen. Këtë here është tabloidi britanik “The Sun”, që citon “Manchester Evening News”, i cili zbulon sesi kampioni i botës në vitin 2018 ia ka komunikuar ekipit qëllimin për t’u larguar. Sipas asaj që lexojmë, Pogba i ka njoftuar bashkëlojtarët e tij se dëshiron të ndryshojë mjedis.

Në dhomën e zhveshjes duket se ka pasur një reagim pozitiv, sidomos nga drejtuesit e grupit, të etur për të pasur paqe e qetësi më të madhe. Në këtë pikë, gjithçka që mbetet është të presim merkaton e verës dhe të shohim se cila do të jetë skuadra e re e yllit francez. Real Madridi dhe Juventusi konsiderohen favoritët për të…

Related posts

U THA SE KA PROBLEME NGA DËMTIMI/ Por e vërteta është ndryshe, ja pse është lënë jashtë Kërçiku

Delo.autor

E BUJSHME/ Boksieri i talentuar Uldedaj i papërmbajtshëm, mbron sërish titullin kampion bote

Delo.autor

ARDON JASHARI PËSON DËMTIM TË MADH NË STËRVITJE/ Milan ka frikë se mund të ketë një fibulë të thyer

F.autor

Leave a Comment