Futboll Premier League Sport

POGBA SHUMË PRANË LARGIMIT/ Ja 3 objektivat e Manchester United për të zëvendësuar yllin francez

Pol Pogba me shumë mundësi do të largohet nga Mançestër Juanajtid në merkaton e verës, me destinacionin e ardhshëm që ende nuk dihet.

Real Madridi dhe Juventusi interesohen prej kohësh për të marrë shërbimet e mesfushorit, të cilin e duan në skuadrat e tyre. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Junajtid kanë filluar të shikojnë për lojtarë që mund ta zëvendësonin 26-vjeçarin.

Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, drejtuesit e klubit kanë përcaktuar 3 objektivat që do të tentojnë në merkaton e ardhshme.James-Maddison

Bëhet fjalë për Jadon Sanço, Xhejms Madison dhe Xhek Grialish. Të 3 këta lojtarë pëlqehen nga “Djajtë e Kuq” dhe në verë do të përpiqen të marrin të paktën njërin nga këta futbollistë në ekip.

Related posts

FORMACIONI ZYRTAR/ Shqipëria me mision ndaj Çekisë, trajneri Sylvinho shuan dilemat për titullarët

F.autor

SEZONI ME BASEL/ Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër

F.autor

LIVE/ Këto janë rezultatet e pjesëve të para në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Isa.Autor

Leave a Comment