Futboll Premier League Sport

ZBULON FAVORITIN E CHAMPIONSIT/ Trajneri Klopp: Si ajo skuadër nuk kam parë kurrë!

Liga e Kampionëve do të rikthehet pas pushimit të dimrit, me fazën e “nokaut”-it: Juventusi do të përballet me Lyon në 1/8 finale, një pengesë jo e pakapërcyeshme për bardhezinjtë e drejtuar nga Maurizio Sarri. Ndoshta për këtë arsye, por jo vetëm, “Zonja e Vjetër” shihet si favoriti numër një nga Jurgen Klopp për “kupën veshëgjatë”. Trajneri i Liverpool ka dhënë një intervistë për “The Guardian”, në të cilën ka rritur vlerën e kampionëve të Italisë: “Në fillim të sezonit, Juventus ishte i preferuari im. Unë nuk e shikoj shumë futbollin Italian, por nuk e kuptoj pse nuk ka dhjetë pikë avantazh ndaj të tjerëve në Serie A. Torinezët kanë skuadrën më të madhe që kam parë ndonjëherë në jetën time, shumë lojtarë me cilësi. Është një grup i çmendur”.

Përveç Juventusit, ka edhe pretendentë të tjerë për t’u mbajtur nën vëzhgim të afërt: “Bayern Munich është aq i fortë sa PSG, kur të gjithë lojtarët janë në formë. Të mos harrojmë Barcelonën dhe Manchester City, sepse Champions do të jetë një nga qëllimet kryesore të tyre. Unë nuk e di se sa larg mund të shkojmë, por nuk ka pse të mendojmë për këtë. Fillimisht duhet ta provojmë veten ndaj Atletico Madridit, të martën”.

Liverpool kërkon suksesin e dytë radhazi në Europë, i frymëzuar nfa “tripleta” e Real Madridit në Champions, midis viteve 2016 dhe 2018: Unë nuk e di nëse mund të fitojmë përsëri, por kemi detyrimin që ta provojmë. Ajo që di dhe çfarë treguam vitin e kaluar është se mund të mposhtim më të mirët”.

Related posts

REVOLUCION NË FUTBOLLIN FRANCEZ/ Federata thyen tabunë, një femër do të gjykojë në…

Delo.autor

Benzema është heroi, Real Madrid eliminon Bayern-in për finalen e madhe (VIDEO)

Sadik.Autor

INCIDENT DIPLOMATIK/ Kombëtarja turke pritet në mënyrë skandaloze në Islandë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment