Futboll Seria A Sport

PORTIERI “HARRON” PORTËN/ Mertens shënon golin e vitit nga 40 metra (VIDEO)

Napoli mundi me rezultatin 2-4 Sampdoria në “Luiggi Ferraris” në ndeshjen e përmbyllëse të javës së 22-të të Serisa A.

Gennaro Gattuso ia doli të triumfonte 2-4 përballë “profesorit” Claudio Ranieri, skuadra e të cilit edhe arriti të rikuperonte 2 gola, dështoi në fund të merrte qoftë një pikë. Në kohën shtesë kur sfida ishte mbërthyer në shifrat 2-3, Napoli bën një kundërsulm vrasës që detyron portierin vendas Emil Audero të largonte topin me kokë duke dal nga zona e 16 metrave.

Në këtë moment përfiton Dries Mertens i cili me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë nga 40 metra. Finalizimi i sulmuesit belg është nga më të bukurit në Serie A për këtë vitin 2020.

 

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ “DEMAVE”/ Trajneri i Sherif Tiraspol: Kualifikimi është një detyrim për…

Delo.autor

PRAPASKENAT E SFIDËS SHQIPËRI-POLONI/ Stafi polak zbulon debatin në tunel dhe akuzon “Kuqezinjtë”: Nuk na kërkuan asnjëherë falje

Delo.autor

E TURPSHME/ Degjeneron në dhunë ndeshja e futbollit. Ekipi vendas rreh rivalët dhe familjarët e tyre

Delo.autor

Leave a Comment