Futboll Kategoria Superiore Sport

“PAQE DHE DASHURI NJERËS”/ Bërrylat, racizmi dhe akuzat mes Teutës e Tiranës, ja si reagon Ngo (FOTOT)

Majkëll Ngo e pa veten në qendër të vëmendjes kur përfundoi nën akuzë nga Teuta në lidhje me goditjet e tij të pandershme ndaj “djemve të detit”, por përcaktimi “lojtari me ngyrë” për Ngo, u etiketua racizëm nga Tirana, e cila u kundërpërgjigj.

Sot, shtatlarti i sulmit bardheblu ka zgjedhur të bëhet filozof, teksa ka postuar një nga mesazhet më të famshme të Martin Luter Kingut, një prej personazhve më me influencë për të drejtat e njeriut në shekullin e shkuar.

“Nëse s’mund të fluturosh, atëherë vrapo. Nëse s’mund të vraposh, atëherë ec. Nëse s’mund të ecësh, atëherë zvarritu. Por me çdo kusht, vazhdo të lëvizësh”, ka postuar Ngo, që më pas vijon idenë e tij.

Ngo Martin

“S’mund të ndryshon të djeshmen, por mundesh të nesërmen! Lër çdo negativitet pas, bëhu pozitiv, ki besim dhe vendosmëri në atë që bën dhe 100% do të jesh në një vend më të mirë se sa ishe dje. Paqe dhe dashuri njerëz”, ka postuar ai.

Ngo Martin 2

Related posts

SUPER JUVENTUS/ Bardhezinjtë fundos Napolin, Bonucci shënon golin e…(VIDEO)

Isa.Autor

NUK U GRUMBULLUA TEK SERBIA/ Flet babai i yllit të Real Madrid: Do të luante edhe me një këmbë…

Delo.autor

“KAM FRIKË SE PËR TITULLIN NUK KA MË ASNJË LUFTË”/ Ish-portieri: Strakosha pret shumë, por bën edhe…

Delo.autor

Leave a Comment