Futboll Premier League Sport

“QENDROJ KËTU 100 %”/ Guardiola i habit të gjithë: Edhe nëse nuk ndryshon dënimi…

Vendimi i UEFA-s për ta përjashtuar Manchester City nga garat europiane për dy sezone, si rezultat i shkeljes së “fair play financiar”, shkaktoi një “tërmet” autentik. Në fakt, “qytetarët” jo vetëm rrezikojnë të rishikojnë të gjitha planet e tyre sportive, por mund të humbasin edhe disa nga yjet. Nuk është rastësi që në ditët e fundit ka pasur shumë fjalë për të ardhmen e Pep Guardiolës, por, siç duket, tekniku iberik tashmë e ka marrë vendimin e tij.

Duke folur në mikrofonat e “Sky Sports” për situatën e krijuar, Pep nënvizoi: Asgjë nuk ka mbaruar. Klubi beson se ka pasur një padrejtësi në trajtimin e çështjes, ndaj do të apelojmë dhe të shohim. Ne të gjithë duhet të fokusohemi te puna në fushë, të përsërisim atë që kemi bërë në katër vitet e fundit. Thënë më shkoqur, duhet të fitojmë ndeshjet. Unë i besoj absolutisht klubit tim dhe asaj që ka bërë. Drejtuesit ma shpjeguan situatën, tani le të shohim. Ne do të luftojmë çdo ditë, siç kemi bërë gjithmonë, deri në fund të sezonit. Jemi optimistë. Nëse kualifikohemi në Champions, do të luajmë atje sezonin e ardhshëm”.

Trajneri spanjoll është betuar për besnikëri ndaj Manchester City: “Edhe nëse nuk ndryshon dënimi, unë do të qëndroj këtu 100%. Në radhë të parë, sepse dua të qëndroj dhe pastaj, sepse ka diçka të veçantë, që e tejkalon kontratën time. Dua të qëndroj dhe të vazhdoj ta ndihmoj klubin të qëndrojë në këto nivele për aq kohë sa të jetë e mundur”.

Guardiola është i gatshëm të qëndrojë edhe në rast të barrierave të mëtejshme të mundshme: “Pse duhet të iki? Unë thashë që e dua këtë klub, se më pëlqen të jem këtu. Kam biseduar me lojtarët, në tre muajt e ardhshëm do të përqendrohemi tek ajo që duhet të bëhet në fushë, më pas do të mendojmë për pjesën tjetër. Do të qëndroj”.

Related posts

KRITIKAT PËR BARAZIMIN 3-3 NË KAMPIONAT/ Mourinho përgjigjet në mënyrë thumbuese në rrjetet sociale

Delo.autor

COVID-19/ Shtohen rastet me koronavirus në tenis, pozitiv trajneri i Djokovic e disa punonjës

Delo.autor

FOTOLAJM/ Ndryshimet në LOOK gjatë viteve të mesfushorit Pogba

Delo.autor

Leave a Comment