Futboll La Liga Sport

“REALI MË I DOBËT QË KAM PARË”/ Pique çudit me deklaratën pas humbjes në “Bernabeu”

E çuditshme, por mbrojtësi i Barcelonës di të ngacmojë edhe kur del nga “Bernabeu” me një humbje 0-2. Xherard Pike, në përfundim të ndeshjes ka ngacmuar rivalët historikë, teksa shprehet se në pjesën e parë në fushë ka qenë vetëm një skuadër.

“Në pjesën e parë, kam parë Realin më të dobët që kur unë kam ardhur për herë të parë për të luajtur në këtë stadium. Kishim kontrollin e lojës dhe krijuam disa raste. Nëse do të kishim qenë të saktë për t’i finalizuar, do t’ua bënim të pamundur ndeshjen”, ka nisur fjalën e tij mbrojtësi i Barçës.

Më tej, Pike pranon se edhe katalanasit kanë gjëra për të përmirësuar. “Me lojën që bëjmë, ne duhet të kemi topin në zotërim dhe të shfrytëzojmë çdo rast që krijojmë, pasi ndodh që jemi në inferioritet numerik në prapavijë në aksionet e kundërshtarit. Në pjesën e dytë, mund të bënim më shumë, pasi Reali na ushtroi shumë presion.

Vinicius? Isha në inferioritet numerik, sepse ai nuk ishte lojtari që duhet ta merrja unë në markim dhe prita deri në moment të fundit për vendimin që do merrte. Kampionati? Ka ende shumë ndeshje përpara dhe do të provojmë deri në fund që të rikuperojmë në tabelë”, ka deklaruar mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Ju prezantojmë me tifozen më SEKSI të Seria B (FOTO)

Isa.Autor

Kritika e legjendës gjermane: Juventus nuk e fiton dot Championsin po s’u largua Buffon

Q.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ UEFA merr vendimin, i heq nga duart Rusisë finalen e Champions. Ja ku do të luhet…

Delo.autor

Leave a Comment