Futboll Sport

RISI NGA UEFA/ Championsi shton një trofe të ri për çdo ndeshje

Nga nesër, Champions-i nis me një trofe të ri, i cili do t’i jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ky stimul i ri starton nga 1/8 finale dhe shpërblen futbollistin më të mirë, bazuar në “rolin e tij në momentet vendimtare, pjekurinë taktike, krijimtarinë dhe frymëzimin, aftësi të jashtëzakonshme dhe lojë e ndershme”. Nëntë vëzhgues teknikë të UEFA-s do të vlerësojnë dhe vendosin se cili e meriton çmimin në çdo ndeshje.

Këta janë nëntë vëzhguesit teknikë të UEFA-s, shumë prej tyre ish-lojtarë të shkëlqyer, që kanë treguar nivel të lartë në garën madhore europiane për klubet: Aitor Karanka, Roberto Martínez, Ginés Meléndez, Packie Bonner, Cosmin Contra, Robbie Keane, Phil Neville, Willi Ruttensteiner dhe Gareth Southgate.

Related posts

Nënvlerësim total, më i miri i Superiores nuk vlen asnjë grosh

Sadik.Autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Shkodranët shpresojnë te mrekullia, sulmuesi Dilaver nuk fal brenda zonës (VIDEO)

Delo.autor

“5 MAJI MBETET PLAGË PËR MUA”/ “Fenomeni”: Juventus-Inter ishte si një Luftë e Ftohtë

Delo.autor

Leave a Comment