Futboll Seria A Sport

SARRI NDJEN PRESIONIN E SHKARKIMIT/ Veterani Buffon: Nëse nuk fiton, atëherë…

Mauricio Sarri ka nisur ta ndiejë presionin dhe pa dyshim që nëse Juventusi nuk nis të lëvizë në anën që duhet, problemet mund të bëhen të mëdha për 61- vjeçarin. Fundja, në futboll paguajnë gjithmonë trajnerët të parët, siç nënvizon Xhanluixhi Bufon, i cili në një intervistë për emisionin investigativ “Le Iene” prek jo vetëm temën e shkarkimit të mundshëm të Sarrit, driblon Guardiolën e deri te batuta kundër kinezëve për Koronavirusin.

Xhixhi, a rrezikon realisht Sarri postin e tij, sepse në qiellin e Torinos ka nisur të xhirojë hija e Pep Guardiolës?

Unë do të doja shumë që Mauricio të qëndrojë, pasi e përkthyer ndryshe kjo do të thotë se do të kemi fituar diçka të rëndësishme. Për sa i përket Guardiolës nuk dua të them asgjë, sepse siç e kam nënvizuar shpesh, ne juventinët jemi të gjithë në anën e Sarrit dhe duam që të ndihmojmë atë dhe anasjelltas, që të arrijmë te Champions-i dhe objektivat e tjerë që kemi paracaktuar si skuadër.

Meqë Sarri rrezikon, mos ndoshta do të kishte qenë më mirë të konfirmohej Alegri?

Pas 5 vitesh, mendoj se kishte ardhur ora që të provonim diçka ndryshe, ndonëse për të arritur rezultatet dhe për të asimiluar ndryshimin duhet pak kohë. Gjithsesi, në futboll dihet, nëse nuk fiton, aq më tepër në një klub si Juventusi, shkarkimi është pas cepit.

Fitorja e Lacios ndaj Interit ju ka nderuar, por ndërkohë e ka ndezur edhe më shumë sfidën për titull. Kush tremb më shumë aktualisht?

Nëse Interi do të ecë larg në Ligën e Europës, në kokë më vjen të them Lacio, pasi ata kanë vetëm kampionatin për t’u përqendruar. Dhe me një ndeshje në javë, kanë gjithë kohën për t’u karikuar fizikisht dhe psikologjikisht pas një ndeshjeje.

Thuaj të vërtetën, sa ju djeg që Konte shkoi tek Interi?

Antonio është një mik i ngushtë për mua. Ka qenë kapiteni im kur luanim, pastaj trajner te Juvja dhe në kombëtare. Prandaj, çfarëdo që të bëj në botë, e ka fituar faljen time. Unë e dua fort, gjithsesi.bufon

A do të dilni ndonjëherë në pension?

Nuk e di, përgjigjen do ta merrni të sigurt në qershor…

Pranojeni, me batutën që bëtë ndaj Koronavirusit mund të keni ofenduar shumë tifozë kinezë…

Është një batutë që do ta ribëja. Ishte një pyetje simpatike ndaj tifozit kinez për të larguar frikën. Në “San Siro” ka gjithmonë shumë tifozë kinezë dhe atë mbrëmje, pas ndeshjes së Kupës me Milanin, ata dy tifozë që më prisnin mua i kishin lënë mënjanë në një cep të tunelit. Me ndalesën dhe pyetjen time doja vetëm që ta bëja të ndihej sa më komod, doja të bisedoja me të, përveç autografit.

Ideja ime ishte që të lëshoja një sinjal, në një moment të cilin, sidomos në Itali, ka shumë intolerancë, shumë paragjykim ndaj kinezëve, për shkak të këtij virusi. Unë desha që ta thyeja këtë mur, aq sa jo vetëm fola, por edhe i shtrëngova dorën dhe e përkëdhela. Por nëse ajo batutë imja ka ofenduar dikë, kërkoj falje, ndonëse ishte krejt e kundërta.

Related posts

Fund i dhimbshëm/ Iniesta përlot botën me letrën pas eliminimit nga Kupa e Botës

Isa.Autor

PUBLIKOHEN FORMACIONET ZYRTARE/ Ja si do të rreshtohen Kukësi dhe Partizani

F.autor

Juventus ofroi 50 milion euro për të, lojtari: Adhuroja Milanin e Shevës

Q.Autor

Leave a Comment