Futboll Sport

“ARBITRI ELIMINOI ARGJENTINËN”/ Ja si mediat “kryqëzojnë” gjyqtarët në Kupën e Amerikës (FOTO+VIDEO)

Mes shumë polemikash Brazili u kualifikua në finalen e Kupës së Amerikës pasi mposhti 2-0 Argjentinën e Leo Messit.

Arbitrimi i ndeshjes ishte tragjik, VAR nuk ndërhyri kurrë dhe Argjentina me të drejtë ankohet, mbi të gjitha për 2 penallti të pastra, që edhe pa VAR dukeshin qartë.

Mediat në Argjentinë këtë herë nuk merren me Messin pasi të gjithë akuzojnë arbitrat dhe Brazilin.

“Një VARbarizëm”, shkruan OLE, duke bërë një lojë fjalësh për skandalin e VAR-it, që transformoi një aksion me penallti të mundshme për Argjentinën në golin e dytë të Brazilit.

OLE lavdëron skuadrën, “Luajtën me zemër” dhe i bën thirrje Messit: “Mos u dorëzo, Leo!”.

CLARIN në krahun tjetër shkruan: “Argjentina eliminohet, duke luajtur ndeshjen e saj më të mirë në Copa America. Gabimet skandaloze të arbitrit ndëshkuan Argjentinën”.

GLOBO shkruan: “Alo, Maracana! Në mbrëmjen e Gabriel Jesus, Brazili mund Argjentinën dhe kthehet në finalen e Copa America pas 12 vitesh mungesë”.

Related posts

DHUNA NË NDESHJEN TIRANA-PARTIZANI/ Arrestohet një tifoz, dy në kërkim, 6 nën hetim (EMRAT)

F.autor

ROTACIONI DETYRIM/ Inzaghi ul titullarët në stol, 5 ndryshime kundër Salernitana-s, po Asllani?

F.autor

QENDROI VETËM 5 NDESHJE TEK STOLI I INTER/ Tekniku italian flet për periudhën tek “Zikaltërit”

Delo.autor

Leave a Comment