Futboll Premier League Sport

SHKAKTON “TËRMET” NË RJETET SOCIALE/ Ferdinand tallet keq me dënimin e Manchester City (VIDEO)

Rio Ferdinand nuk mund ta humbiste rastin për të komentuar dënimin e dhënë nga UEFA-s kundër Manchester City, dy vite përjashtim nga garat europiane (dy sezonet e ardhshme, 2020-2021 dhe 2021-2022) për shkelje të “fair play financiar”. Gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale, ish-lojtari i Manchester United ka përfituar nga një “cicërimë” e llogarisë së “Football on BT Sports” (me më shumë se 876.000 ndjekës) për t’u entuziasmuar me ndëshkimin e rivalit të madh të “Djajve të Kuq”, veçanërisht të trajnerit Pep Guardiola.

Mes mijëra “tweet”-ve të publikuar në orët e fundit për këtë çështje, Ferdinand ka zgjedhur njërin prej tyre, në të cilin sanksioni për “qytetarët” është ilustruar me një imazh të Guadiolës, i dëshpëruar në pankinë. Ish-lideri i Manchester United nuk e fsheh gëzimin e tij, riposton lajmin për dënimin e “qytetarëve” nga “Football on BT Sports” me imazhin e një Guardiole të dëshpëruar dhe shton një koment plot ironi: “Çfarë turpi…”. Statusin e shoqëron nga një e qeshur e madhe në formën e “emoji”.

Komenti i tij nuk ka lënë askënd indiferent në Angli dhe po merr një mori kritikash nga fansat. Komentet kanë qenë të tilla, sa brenda pak minutash Ferdinandit i është dashur të publikojë një “tweet” të ri, si formë ndjese: Admirim i madh për Pep dhe Manchester City, një ekip i qytetit tonë, me disa miq të përfshirë. Për t’i dhënë seriozitet gjësë, do të jetë interesante të shohim se çfarë do të ndodhë në procesin e apelit. Vendi i pestë i Premier League sapo ka marrë një lajm shumë interesant!”

Related posts

REKORD ABSOLUT/ Stoli më i shtrenjtë i Barcelonës vlen një MAL ME PARA 

Isa.Autor

DITA ZGJAT MË PAK/ Ndryshon axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të luhen takimet

Delo.autor

SONDAZHI NË ITALI/ As Giroud dhe askënd tjetër, tifozët e Juventus duan rikthimin e sulmuesit…

Delo.autor

Leave a Comment